Rajoni

Macron mesazh të prerë nga Beogradi: Të ndërtojmë paqe Kosovë-Serbi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, po zhvillon një vizitë dyditore në Beograd.

Gjatë vizitës zyrtare, Macron lënë një mesazh për Kosovën e Serbinë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, Macron ka theksuar se duhet ndërtuar paqja mes Serbisë dhe Kosovës.

“Mesazhi im nga Beogradi: Ne duhet së bashku të ndërtojmë paqen midis Serbisë dhe Kosovës”, ka shkruar Macron.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, me të mbërritur në Beograd, presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka thënë homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç, se Kosova dhe Serbia janë dy shtete evropiane.

“Serbia dhe Kosova janë shtete evropiane dhe ne duhet të ndihmojmë që kjo të bëhet fakt”, ishte deklarata e Macronit gjatë ditës së djeshme.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, Macron tha se Evropa duhet ta mbështesë rinisjen e dialogut për normalizim marrëdhëniesh midis Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që të gjendet një zgjidhje konkrete në muajt e ardhshëm.

“Unë do të angazhohem personalisht për këtë, sepse besoj në Evropë”, tha Macron në konferencën për media.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button