Politika
Madhi: PR e gatshme të bashkëpunojë me PD për zgjedhjet lokale
Nënkryetari i Partisë Republikane, Arjan Madhi ka shprehur sot gatishmërinë e forcës politike që përfaqëson për të bashkëpunuar me opozitën. Këto deklarata Madhi i bëri pas mbledhjes së forumit drejtues.
“Partia Republikane është e gatshme të bashkëpunojë me aleancën opozitare. Bashkimi me opozitën është jashtë çdo interesi. PR po tregon se i ka të gatshme të gjitha strukturat”, tha Madhi.
Më tej Madhi shtoi se, PR është e gatshme të përfshihet në diskutime me PD-në.
“Kemi ofruar kandidatë që kanë shanse për të fituar. PR prej kohësh i ka kërkuar PD marrëveshje, por nuk ka asnjë reagim”, thotë ai.