Madonna në betejë për djalin
Madonna dhe ish-bashkëshorti i saj Guy Ritchie, po përballem me një betejë ligjore për kujdestarinë e djalit të tyre 16-vjeçar, Rocco.
Dokumentet e gjykatës të siguruara nga TMZ, bëjnë të ditur se dyshja në fjalë janë ftuar për t’u paraqitur sot në seancën e radhës për zgjidhjen e kësaj çështje.
Mosmarrëveshja e tyre filloi në dhjetor të vitit 2015, ku pas një shkëputje të Roccos me nënën e tij, këngëtaren 58-vjeçare, ai u zhvendos për të jetuar me babanë e tij 47-vjeçar Guy Ritchie.
Dëshmia e gjyqit thotë se Madonna kishte nxitur djalin e saj kundër babait, si dhe ka përdorur masa disiplinore ndaj tij, me arsyetimin se ajo është prind.
Kushtet e marrëveshjes së tyre të mbeten konfidenciale, por është e kuptueshme se Rocco do të arsimohet në Londër, me vizita të rregullta nga nëna e tij.