Bota
Madridi shpërbën parlamentin e Katalonjës, shpall zgjedhjet e reja
Qeveria qendrore në Spanjë ka njoftuar se ka shpërndarë parlamentin regjional në Katalonja. Kryeministri Mariano Rajoy ka shpallur zgjedhjet e reja në këtë rajon më 21 dhjetor.
Vendimi erdhi pasi orë më parë, Parlamenti i Katalonjës votoi për shpalljen e pavarësisë nga Spanja.
“Besojmë se është urgjente të dëgjohen qytetarët katalanas, të gjithë ata, kështu që ata mund të vendosin për të ardhmen e tyre dhe askush nuk mund të veproj kundër vullnetit të tyre”, citohet të ketë thënë Rajoy.