☁️
Tiranë 13°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,477 ▼ -1.09% ETH $2,342 ▼ -2.4% XRP $1.2947 ▼ -0.77% SOL $101.4400 ▼ -2.14%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Bota

Shtohen në masë vdekjet nga qetësuesit në SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump shpalli gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore, pas rritjes historike të numrit të vdekjeve nga përdorimi në masë i qetësuesve.

Statistikat tregojnë se 140 amerikanë vdesin çdo ditë nga përdorimi i këtyre substancave ku bëjnë pjesë edhe lëndët narkotike si heroina.

Numri i vdekjeve nga përdorimi masiv i qetësuesve në Shtetet e Bashkuara ka arritur nivele alarmante, që përbëjnë rekord historik. Një situatë që ka detyruar presidentin amerikan Donald Trump të shpallë gjendjen e emergjencës kombëtare shëndetësore.

Gjatë një konference për mediat në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se vendi ndodhet në atë që konsiderohet si “Kriza e Opioidëve”.

Duke iu referuar statistikave më të fundit, shefi i Shtëpisë së Bardhë tha se 140 amerikanë po humbin jetën çdo ditë nga përdorimi në masë i ilaçeve që qetësojnë dhimbjet. Vitin e kaluar, më shumë se 64 mijë njerëz humbën jetën nga përdorimi i qetësuesve, duke shënuar një rekord absolut të të gjitha kohërave.

Në kategorinë e opioideve bëjnë pjesë medikamente si kodeina e morfina, të përdorura për të qetësuar dhimbjet e forta nga pacientët që vuajnë nga sëmundje të rënda si kanceri, apo pas ndërhyrjeve kirurgjikale, por edhe lëndët narkotike të ndaluara si heroina.

Sipas presidentit, përdorimi i këtyre drogave po shkakton më shumë vdekje se aksidentet rrugore dhe vrasjet me armë.

Ndaj dhe e konsideroi si tepër të nevojshme shpalljen e gjendjes së emergjencës, që ligjërisht nuk zgjat më shumë se 90 ditë. Shpallja e gjendjes së emergjencës i jep mundësi shërbimit shëndetësor të tërheqë nga buxheti i shtetit, më shumë se dyfishin e fondit aktual të emergjencës prej 57 miliardë dollarësh, për ta vënë atë në dispozicion të rasteve kur pacientëve u rrezikohet jeta nga përdorimi i qetësuesve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.