☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,731 ▲0.72%
DOW 53,569 ▲0.2%
NASDAQ 26,541 ▲1.57%
NAFTA 83.54 ▲0.01%
ARI 4,655 ▼0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,137 ▲ +1.76% ETH $2,503 ▲ +0.3% XRP $1.4490 ▲ +3.53% SOL $108.5900 ▲ +10.6%
S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲0.01 % ARI 4,655 ▼0.2 % S&P 500 7,731 ▲0.72 % DOW 53,569 ▲0.2 % NASDAQ 26,541 ▲1.57 % NAFTA 83.54 ▲0.01 % ARI 4,655 ▼0.2 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Kronika

“Magjistari i arratisjeve” kapet në Spanjë pas katër arratisjeve nga burgjet evropiane

Historia duket si skenar filmi, por këtë herë vjen nga kronika e policisë. Gazeta britanike The Guardian i ka kushtuar një shkrim arrestimit në Spanjë të shqiptarit Taulant Toma, i njohur në mediat italiane si “mago della fuga”, ose “magjistari i arratisjeve”, pas katër arratisjeve nga burgje në Itali dhe Belgjikë.

Policia Kombëtare spanjolle e lokalizoi të kërkuarin në Tarragona të Katalonjës, ku ai jetonte me dokumente të rreme. Për Tomën ishte lëshuar një urdhër-arrest evropian nga autoritetet italiane. Policia spanjolle nuk e publikoi fillimisht emrin e plotë dhe e identifikoi me inicialet T.T., por ato dhe historia kriminale përputheshin me shqiptarin që mediat italiane e kishin identifikuar prej kohësh si Taulant Toma. Burime të tjera evropiane e konfirmojnë se ai është 42 vjeç.

Arratisja e fundit kishte ndodhur më 7 dhjetor 2025, nga burgu i sigurisë së lartë Opera pranë Milanos. Sipas policisë, ai kishte sharruar hekurat e dritares dhe më pas kishte zbritur nga ndërtesa duke përdorur çarçafë të lidhur me njëri-tjetrin. Në atë kohë po vuante një dënim që përfundonte në vitin 2048 për vepra që përfshinin grabitje me dhunë, vjedhje dhe trafik droge.

Por kjo ishte vetëm arratisja e katërt. Në vitin 2009 ai ishte larguar nga burgu i Ternit në Itali. Në vitin 2013 u arratis nga një burg në Parma dhe po atë vit edhe nga një burg në Belgjikë. Në një prej rasteve, sipas policisë spanjolle, të burgosurit kishin përdorur madje një piramidë njerëzore për të kaluar murin e burgut.

Edhe arrestimi në Tarragona nuk kaloi pa incidente. Policia thotë se Toma bëri rezistencë të fortë, ndërsa disa persona që ndodheshin me të tentuan të pengonin arrestimin. Njëri prej tyre dyshohet se plagosi dy policë. Autoritetet gjetën më pas një pistoletë Sig Sauer, e cila dyshohet se ishte hedhur nga një prej personave që shoqëronin të arrestuarin. Në posedim të Tomës u gjetën gjithashtu dokumente false dhe dy kartëmonedha prej 500 eurosh që po kontrollohen për falsifikim.

Gjykata spanjolle nuk i dha lirinë me kusht. Ai mbahet në burg në Tarragona në pritje të procedurave për ekstradimin drejt Italisë.

The Guardian e ka vendosur historinë në faqet e lajmeve ndërkombëtare jo për shkak të ndonjë lidhjeje të ngjarjes me Shqipërinë, por për karakterin e pazakontë të historisë së një personi që kishte arritur të arratisej katër herë nga burgjet evropiane. Policia spanjolle e përmblodhi rastin duke thënë se ngjan me diçka të dalë nga një film. Këtë herë, të paktën për momentin, seria e arratisjeve ka përfunduar në një burg të Katalonjës.

Lexo shkrimin origjinal në The Guardian

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.