Magyar udhëton sot në Ukrainën perëndimore për t’u takuar me Zelensky-n
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, tha të martën (24 nëntor) se do të udhëtojë më vonë gjatë ditës në Ukrainën perëndimore për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelensky, siç njofton Reuters.
Njoftimin e bëri në një postim në Facebook. Magyar tha gjithashtu se do të takohet me përfaqësues të pakicës etnike hungareze në rajonin e Zakarpattia-s (Transkarpatia).
Sipas raportimit të drejtpërdrejtë të The Guardian për Evropën, Magyar do të vizitojë disa institucione hungareze në rajon, i shoqëruar edhe nga ministrja e Jashtme Anita Orbán, dhe e paraqiti udhëtimin si vizita e parë e një kryeministri hungarez në Ukrainë që nga viti 2015.
Magyar ka mbajtur një qëndrim më pak konfrontues ndaj Kievit se paraardhësi i tij, Viktor Orbán. Në tetor, ai ra dakord me Zelensky-n që marrëdhëniet dypalëshe të vihen në një bazë të re, ndërsa ka përsëritur se Hungaria nuk do të dërgojë armë në Ukrainë dhe ka kërkuar përparim për të drejtat e pakicës hungareze.
Asnjë kryeministër hungarez nuk i kishte vizituar hungarezët e Zakarpattia-s që nga fillimi i luftës. Magyar e kishte vizituar rajonin në vitin 2024, kur ishte në opozitë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.