☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 24 Nëntor 2026
S&P 500 7,237 ▲4.73%
DOW 49,595 ▲3.01%
NASDAQ 24,090 ▲6.51%
NAFTA 79.98 ▼0.24%
ARI 3,621 ▼0.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
₿ CRYPTO
BTC $60,027 ▼ -2.22% ETH $1,687 ▼ -2.1% XRP $0.9348 ▼ -0.48% SOL $70.8100 ▼ -2.29%
S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.98 ▼0.24 % ARI 3,621 ▼0.84 % S&P 500 7,237 ▲4.73 % DOW 49,595 ▲3.01 % NASDAQ 24,090 ▲6.51 % NAFTA 79.98 ▼0.24 % ARI 3,621 ▼0.84 %
EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676 EUR/USD 1.0921 EUR/GBP 0.8370 EUR/CHF 0.9187 EUR/ALL 89.9023 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6478 EUR/TRY 55.2353 EUR/JPY 173.68 EUR/CAD 1.5676
24 Nën 2026
Breaking
Bota

KORE E JUGUT – Avionë ushtarakë rusë hyjnë në zonën e mbrojtjes ajrore

SEUL 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Autoritetet e Koresë së Jugut njoftuan sot se disa avionë ushtarakë rusë kishin hyrë në zonën e saj të identifikimit të mbrojtjes ajrore, duke korrigjuar një njoftim të mëparshëm alarmi, sipas të cilit një avion koreano-verior kishte shkelur hapësirën ajrore të vendit.

Alarmi emergjent u lëshua në ishullin Ulleungdo, në provincën Gyeongsang të Veriut, ku banorët u paralajmëruan për një avion të dyshuar koreano-verior që ishte larguar nga zona e rrezikut.

Rreth 40 minuta më vonë, autoritetet provinciale publikuan një korrigjim, duke sqaruar se bëhej fjalë për avionë rusë.

Ushtria e Koresë së Jugut sqaroi më pas se asnjë avion koreano-verior nuk ishte përfshirë në incident dhe se hapësira ajrore sovrane e vendit nuk ishte shkelur.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, avionët rusë kishin hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Koresë së Jugut (KADIZ), mbi Detin Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë.

Seuli bëri të ditur se forcat e tij ushtarake ndërmorën masa mbrojtëse, përfshirë ngritjen në ajër të avionëve luftarakë, ndërsa avionët rusë u larguan nga zona.

Ministria e Mbrojtjes deklaroi se mjetet ajrore ruse kishin fluturuar deri pranë kufirit të hapësirës ajrore të vendit dhe se alarmi ishte lëshuar si masë parandaluese.

Autoritetet koreano-jugore njoftuan gjithashtu se do të thërrasin atasheun ushtarak rus për t’i paraqitur një protestë të ashpër lidhur me incidentin.

Zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes, Chung Binna, konfirmoi se takimi diplomatik do të zhvillohej gjatë pasdites.

Incidenti ndodhi në një periudhë tensionesh të shtuara në kufirin mes dy Koreve, pas shpërthimit të një mine në Zonën e Çmilitarizuar (DMZ), ku u plagosën tre ushtarë koreano-jugorë.

Autoritetet sqaruan se zona e identifikimit të mbrojtjes ajrore nuk përbën hapësirë ajrore sovrane, por shërben si një zonë sigurie ku identifikohen avionët që afrohen drejt territorit të një shteti./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.