Politika

Majko: Mazhoranca kërkon dialog, opozita të reflektojë në të mirë të Shqipërisë

Pandeli Majko ka kërkuar reflektimin e opozitës për dialog për reformën në drejtësi, pasi Shqipëria në mungese të saj mund të ndëshkohet për vite me radhë.

Përfaqësuesi i mazhorancës dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko, pas mbledhje së Komisionit të Reformës në Drejtësi dha një prononcim për mediat ku u shpreh se “Politikisht jemi në një pozitë të një natyre të vështirë. Ne bashkë me ekspertët ndërkombëtarë jemi për një një sistem që është diskutuar që në krye të herës, qe është parë dy herë në oponencën e vet nga Komisioni i Venecias dhe sot u bënë disa propozime që e fillojnë propozimin nga e para. Besoj që ky të jetë një moment politik që të kërkojë një reflektim të vetin nga ana e përfaqësuesve të PD-së”.

Shpresoj qe kjo histori të marri fund ditën e hënë, tha Majko, duke vijuar se “Besoj  në një reflektikm politik të fundit të përfaqësuesve të opozitës, pasi  një gjë është e qartë, se nëse ne nuk miratojmë reformën në drejtësi, Shqipëria do të hyje në grupin e shteteve të dështuara dhe për tre vjet, por jo vetëm kaq, Shqipërisë dhe klasës politike do t’i mbyllen dyert”.

“Tashme bëhet fjalë për të ardhmen e vendit. PS nuk ka vota të uzurpojë sistemin e ri, një sistem që vazhon dhe është jashtë çdo llogjike që ne të diskutojmë kapje të kësa reformë që ka bashkëpronësinë e BE-së, SHBA, qe  është jashtë çdo imagjinate, prandaj me vullnet dhe dashamirësi shpresoj të kemi një reflektim për dialog në reformën në drejtësi”, tha Majko.

Pyetjes se a ka ngerç në reformën në drejtësi, Majko iu pergjigj se “që ngerc nuk ka, se ne kemi dy oponenca nga Komisioni i Vnecias për këtë sistem dhe infrastrukturën që kemi krijuar dhe në fund dëshiroj dhe shpresoj se do të këmi reflektim pozitiv nga opozita. Dëshiroj te theksoj se pavaresisht debatit të ashpër në parlament, kryeministri Rama përsëriti ftesën ndaj opozitës që të ulemi në dialog për të diskutuar një ceshtje kaq të rendësishme, si reforma në drejtësi dhe Shqipëria nuk ka nevojë për akuza, por për dialog”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button