☁️
Tiranë 15°C · Vranët 22 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
₿ CRYPTO
BTC $68,749 ▼ -3.2% ETH $2,079 ▼ -3.97% XRP $1.4000 ▼ -3.05% SOL $87.3500 ▼ -3.31%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855 EUR/USD 1.1554 EUR/GBP 0.8656 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0700 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4680 EUR/TRY 51.2211 EUR/JPY 183.75 EUR/CAD 1.5855
22 Mar 2026
Breaking
Politika

Majko: Perëndimi doli në krah të shqiptarëve të masakruar

Ish – kryeministri i Shqipërisë në kohën e bombardimeve të NATO-s kundër Serbisë, me një postim në Facebook, ka përkujtuar përvjetorin e 17-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë e cila po bënte gjenocid ndaj popullit shqiptar në Kosovë.

Ai ka thënë se kjo është një ditë kur duhet kthyer kokën dhe kuptuar kush ishin miqtë e ditëve të vështira.

“Një ditë e vështirë për t’u kujtuar si çdo fillim Lufte. Ajo ka pamjen e shqiptarëve nga Kosova të dëbuar, të heshtur, kokulur dhe pashpresë të cilëve ju refuzohej ekzistenca.

Sot, përvjetori i 17-të i fillimit të Luftës së NATO-s në Kosovë. Perëndimi i doli në krah shqiptarëve duke përcaktuar historinë e tyre të re. Amerikanët, britanikët dhe të tjerët u rreshtuan në krah të shqiptarëve të masakruar.

Një ditë për të kthyer kokën dhe kuptuar kush ishin miqtë e ditëve të vështira. Ditë e shënuar me dhimbje kur koha filloi të ndryshonte kahje dhe të punonte për shqiptarët.

Mirë mëngjes Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Ferizaj… Sot, 17 vjet më parë ishte një ditë me bomba. Po flitej shqip… Ju përshëndes nga Tirana”, ka shkruar Pandeli Majko, transmeton Koha.net.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.