☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $72,369 ▼ -0.71% ETH $2,259 ▲ +0.71% XRP $1.3461 ▼ -0.47% SOL $83.9200 ▼ -0.78%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Teknologji

Makinat pa shofer me kuti të zeza

Puna për daljen masive të makinave që nuk kanë nevojë për shofer në Shtetet e Bashkuara vijon prej vitesh tashmë dhe thuajse në të njëjtën periudhë ka nisur edhe ajo e autoriteteve për të mos u gjendur të papërgatitura me hapat e teknologjisë.

Për këtë arsye, autoritetet e sigurisë rrugore në Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një paketë ligjore që duhet të firmoset nga të gjitha kompanitë që në një të ardhme të afërt synojnë të dalin në treg me makina të autopilotuara.

Paketa ligjore do të shërbejë si rregullator në këtë treg, por edhe në garantimin e sigurisë në udhëtimin e këtyre mjeteve.

Një pikë e saj parashikon pajisjen me kuti të zeza për këto mjete, të ngjashme me ato që përdoren nga avionët. Këto kuti do të regjistrojnë gjithçka ndodh në momentin e një aksidenti të mundshëm dhe do të ndihmojë më pas në kuptimin më mirë të asaj se çfarë ka ndodhur në mënyrë që të mos përsëritet më.

në debatin për sigurinë e këtyre makinave është përfshirë edhe vetë Presidenti amerikan.

“Nëse një makine pa shofer nuk është e sigurtë, atëherë autoritetet duhet ta ndalojnë atë së qarkulluari në rrugët tona. Ne nuk duhet të ngurrojmë në garantimin e sigurisë së qytetarëve amerikanë”, shkruan ai në një editoral publikuar në “Pittsburgh Post Gazette”.

Përzgjedhja e botimit në këtë gazetë nuk është bërë pa shkak. Pittsburgh është qyteti i parë ku Uber po teston makinat e veta autonome.

Përfshirja e autoriteteve ka edhe kritikë, që thonë se po ndërhyn shumë në këtë treg. Këtyre kritikëve Obama u ktheu përgjigje.

“Përfshirja e qeverisë do të ndihmojë dhe sigurojë që teknologjitë e reja janë të sigurta për qytetarët”, thotë ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.