☁️
Tiranë 21°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,602 ▼ -1.77% ETH $2,215 ▼ -1.53% XRP $1.3306 ▼ -1.36% SOL $82.2100 ▼ -2.97%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Mali i Zi me president të ri, Gjukanovic pranon humbjen: Respektoj vendimin e popullit!

Pas mposhtjes në balotazhin e së dielës, presidenti i Malit të Zi dhe udhëheqësi i Partisë Demokratike të Socialistëve Milo Gjukanoviç humbi kështu pushtetin 32 vjet pasi u emërua për herë të parë Kryeministër shkurtin e vitit 1991.
Lideri më jetëgjatë në post i Europës i humbi zgjedhjet presidenciale me një diferencë mjaft të madhe ndaj 36-vjeçarit Jakov Milatovic., që është praktikisht në rishtar në politikë. Në raundin e dytë, rezultatet paraprake e vendosën Milatoviç në krye me 60.1 përqind të votave të numëruara ndërsa Gjukanoviç fitoi 39.9 përqind. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte70.7 përqind, më e lartë se në zgjedhjet presidenciale të vitit 2018, kur Gjukanoviç fitoi mandatin e tij të dytë si President. Ky i fundit e pranoi humbjen dhe i uroi rivalit të tij suksese.

Mali i Zi zgjodhi dhe unë e respektoj atë zgjedhje. Uroj që Milatovic të jetë i sukssesshëm si president, sepse kjo do të thotë që Mali i Zi mund të jetë një vend i suksesshëm.“- u shpreh Gjukanoviç.

Në kampin tjetër, fitorja u festua me shampanjë.

Së bashku me qytetarët e Malit të Zi I dhamë lamtumirën krimit dhe korrupsionit. Kjo ishte nata që kemi pritur të gjithë për 30 vjet.“- u shpreh Jakov Milatovic.

Me humbjen e zgjedhjeve presidenciale nga Gjukanoviç merr fund një epokë në Malin e Zi, në të cilën presidenti aktual ka përcaktuar në masë të madhe politikën e shtetit të vogël ballkanas. Në 2006-tën, ai siguroi pavarësinë e Malit të Zi dhe në vitin 2017 ia doli ta anëtarësonte vendin në NATO.

Pavarësisht këtyre arritjeve, Gjukanoviç dhe partia e tij e socialistëve, DPS janë akuzuar gjithmonë për korrupsion, nepotizëm dhe lidhje me krimin e organizuar, por ata i kanë hedhur poshtë akuzat. Milatoviç nga ana tjeter e ka vendosur luftën kundër kurrupsionit në fokus të programit të tij dhe ka premtuar një standard më të lartë jetese për qytetarët malazezë. Ai është zotuar ta cojë malin e Zi në BE brenda 5 vitesh, por nga ana tjetër kërkon të forcojë marrëdhëniet edhe me Serbinë fqinjë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.