Ekonomia

Mali i Zi prezanton ofertat dimërore turistike në Tiranë

Agjencia Kombëtare Turistike e Malit të Zi, në bashkëpunim me ambasadën e këtij vendi në Tiranë prezantuan të martën ofertën turistike për sezonin dimëror.

Përmes një konference për shtyp mbajtur në hotel Tirana, shqiptarët u njohën me ofertën e shumëllojshme dimërore që paraqet Mali i Zi. Ambasadori i Malit të Zi në Tiranë, Ferhat Dinosha theksoi në fjalën e tij se marrëdhëniet e mira mes dy vendeve kanë patur një ndikim pozitiv edhe në numrin e madh të vizitorëve shqiptarë drejt brigjeve por edhe maleve malazeze.

Sipas përfaqësuesve të AKT-së së Malit të Zi, në kulmin e sezonit dimëror turistik shqiptarët mund të gjejnë oferta në akomodues privat në vlerë mjaft tërheqëse.

IMG_7905Gëzim Hajdinaga theksoi se turistët shqiptar janë më të shumtët që vizitojnë Malin e Zi. Sipas tij, kjo vjen për shumë arsye ndër të cilat, oferta e mirë, marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke bërë që edhe mes popullsive të ketë një komunikim më të mirë, ndaj dhe vizitorët nga Shqipëria e ndiejnë veten mirë dhe rikthehen drejt brigjeve e alpeve malazeze.

“Mali i Zi i kushton rëndësi turizmit sepse turizmi është dega ekonomike kryesore dhe të ardhurat kryesore vijnë nga turizmi”, deklaroi Hajdinaga.

I pyetur se çfarë mund të këshillonte Shqipërinë për zhvillimin e paketave turistike apo bashkëpunimin rajonal, Hajdinaga tha se Shqipëria ka bukuri natyrore dhe është në një hap me të tjerët në këtë drejtim dhe se do të jetë konkurente. Sa i përket paketave rajonale të përbashkëta, Hajdinaga i sugjeroi qeverisë shqiptare të punojë më shumë në këtë drejtim duke qenë se janë mundësi e mirë për zhvillimin e turizmit dhe vendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button