☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,774 ▲2.38%
DOW 47,808 ▲2.63%
NASDAQ 22,648 ▲2.86%
NAFTA 94.91 ▼15.97%
ARI 4,783 ▲2.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,351 ▲ +4.7% ETH $2,217 ▲ +6.64% XRP $1.3569 ▲ +4.6% SOL $83.3400 ▲ +5.84%
S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 % S&P 500 6,774 ▲2.38 % DOW 47,808 ▲2.63 % NASDAQ 22,648 ▲2.86 % NAFTA 94.91 ▼15.97 % ARI 4,783 ▲2.11 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Libri

“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” sipas Mira Meksit

indexShtëpia botuese Toena sapo ka hedhur në treg romanin më të ri të shkrimtares Mira Meksi me titull “Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë”.

Një roman me ngjyresë historike mbi Ilirinë dhe mbretëreshën Teutë. Historia, legjenda dhe miti shkrihen në rreshtat e romanit të shkrimtares.

“Mallkimi i priftëreshave të Ilirisë” është një roman i veçantë, jo vetëm sepse plotëson një mungesë të gjatë letrare dhe artistike në letrat shqipe, por edhe sepse shënon një arritje në artin e fjalës dhe të shkrimit. Nëpërmjet alkimisë dhe mistikës së këtij arti, Mira Meksi ia del të çlirojë me guxim dhe këmbëngulje nga errësirat e Kohës dhe Kujtesës, duke i dhënë jetë, një botë të tërë njerëzore të humbur. Ia del të rijetësojë frymën, trazimet, formën e jetës, dashurinë, lavdinë dhe tragjedinë e kësaj bote”, thuhet në njoftim.

Mira Meksi është shkrimtare dhe përkthyese shqiptare. Meksi është nderuar me mjaft çmime prestigjioze shqiptare dhe të huaja, ku vlen të përmendet çmimi “Përkthimi më i mirë i vitit 2006 ” për romanin “Kujtim kurvash të trishta” nga Gabriel Garcia Marques dhënë nga Ministria e Kulturës.

Vepra e shkrimtares Mira Meksi është përkthyer në disa gjuhë të huaja, si dhe është botuar nga disa shtëpi të huaja prestigjoze, ku përmendim botimin e romanit “E kuqja e demave”, i cili është rishkruar nga vetë autorja në frëngjisht dhe është botuar në Paris, nga shtëpia Botuese “Persee”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.