Politika

Manipulimi i listës zgjedhore në Vorë, Luan Rama: Do të shqyrtohen nga KQZ dhe Prokuroria

Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar lidhur me faktet e nxjerra në media për manipulimin e listës së zgjedhësve në Vorë. Luan Rama, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie tha se, këto fakte do të jenë objekt i shqyrtimit nga KQZ dhe Prokuroria.

“Natyrisht, ethet e garës elektorale, paniku i humbjes çon shumëkënd edhe në veprime të papërgjegjshme. Në rastin konkret, kemi të bëjmë me një veprimtari të organizuar kriminale në dëm të zgjedhjeve, të nisur muaj më parë, të konkretizuar me veprimtari të paligjshme, për të cilat jam i bindur, për shkak të rëndësisë që marrin, do të jetë objekt shqyrtimi i nga Prokuroria dhe KQZ. Nuk është rasti i parë që një media e pavarur dokumenton fakte të kësaj natyre”, tha Luan Rama.

Rama shtoi se, qytetarë të Vorës kanë denoncuar edhe pranë shtabit elektoral të LSI-së kontratat fiktive të qirasë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button