☁️
Tiranë 17°C · Vranët 14 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 91.85 ▼7.3%
ARI 4,865 ▲2.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $74,111 ▲ +1.31% ETH $2,315 ▲ +2.8% XRP $1.3569 ▲ +0.73% SOL $83.6000 ▼ -0.39%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.85 ▼7.3 % ARI 4,865 ▲2.04 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 91.85 ▼7.3 % ARI 4,865 ▲2.04 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Politika

Manjani 1 vit ministër: Arritje, ligji i pronave dhe reforma në drejtësi

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka bërë këtë të martë në një takim me zyrtarë dhe mediat bilancin e punës 1-vjeçare.

Në fjalën e tij, Manjani e ka vënë theksin tek ligji për kthimin dhe kompensimin e ish-pronarëve, i cili sipas tij ka hyrë në rrugën e duhur dhe po jep rezultat.

“Nuk janë shumë, por 34 ish-pronarë kanë mbyllur dosjet njëherë e mirë me shtetin shqiptar dhe quhen të kompensuar. Aktualisht jemi në fazën e mbylljes përfundimtare të procedurave të identifikimit dhe ky proces do të vazhdojë me të njëjtin ritëm”, ka thënë Manjani.

Një moment i rëndësishëm në këtë aspekt, ka vijuar ministri, është çertifikimi i ligjit nga Komisioni i Venecias. “Në dritën e Komisionit të Venecias, kjo çështje ka marrë zgjidhje përfundimtare”, ka thënë Manjani.

Më tej, ministri i Drejtësisë ka shprehur bindjen se Komisioni Europian do të japë një rekomandim për nisjen e negociatave të anëtarësimit, duke qenë se klasa politike, sipas tij, i ka përmbushur detyrat.

“Pasi kemi realizuar reformën në drejtësi, presim që ky rekomandim të jetë pozitiv. Është me rëndësi që askush të mos bllokojë zbatimin e reformës në drejtësi”, ka vijuar Manjani.

Sa i takon shërbimeve gjyqësore dhe të prokurorisë, ai ka theksuar se, “ato janë vendime ku unë nuk mund të ndërhyj, pasi mund të interpretohet si presion mbi gjyqtarin”.

Më tej, ministri i është përgjigjur interesit të medias, fillimisht mbi rastin e gjyqtares së Durrësit që trajtoi çështjen e kompanisë “Omnix”, për të cilën rikonfirmoi qëndrimin e tij për procedim disiplinor, si dhe për gjendjen e rëndë të të dënuarve në burgun e Zaharisë.

“Gjyqtarja e Durrësit do të shkojë patjetër në KLD për procedim disiplinor. Kjo është e panegociueshme. Për mua ajo duhet shkarkuar menjëherë, por nuk më takon mua të vendos”, ka thënë Manjani.

“Sa i takon burgut të Zaharisë, ai është një burg me kushte shumë të këqija. Nuk kam çfarë t’i fsheh kësaj gjëje. Patjetër që një zgjidhje ka, por nuk e kam sot. Lajm i mirë është që në fillim të vitit të ardhshëm ne do çelim burgun e Shkodrës, me kapacitet 800 vende, që zgjidh pjesërisht disa probleme, përfshirë mbipopullimin”, ka shtuar Manjani

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.