🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 10 April 2026
S&P 500 6,825 ▲0.62%
DOW 48,186 ▲0.58%
NASDAQ 22,822 ▲0.83%
NAFTA 98.53 ▲0.67%
ARI 4,774 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
₿ CRYPTO
BTC $71,829 ▲ +1.16% ETH $2,185 ▲ +0.18% XRP $1.3412 ▲ +0.63% SOL $83.1900 ▲ +1.24%
S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.53 ▲0.67 % ARI 4,774 ▼0.9 % S&P 500 6,825 ▲0.62 % DOW 48,186 ▲0.58 % NASDAQ 22,822 ▲0.83 % NAFTA 98.53 ▲0.67 % ARI 4,774 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164 EUR/USD 1.1690 EUR/GBP 0.8707 EUR/CHF 0.9242 EUR/ALL 95.8554 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4072 EUR/TRY 52.1870 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6164
10 Apr 2026
Breaking
Kronika

Manjani: Burgimi nuk është zgjidhje, arsimimi e ri-integrimi po

Ri-integrimi i personave të dënuar përmes shërbimit të provës apo angazhimit të tyre në punë publike është angazhim konkret i Ministrisë së Drejtësisë.

Këtë angazhim e bëri të ditur vetë, Kreu i Ministrisë së Drejtësisë, Ylli Manjani gjatë aktivitetit të zhvilluar në Tiranë, për çeljen e projektit të binjakëzimit në mbështetje të sistemit të burgjeve dhe Shërbimit të Provës.

Ministri Manjani bëri të ditur se dënimi me burg i të ndaluarve nga policia nuk mund të jetë kurrsesi një zgjidhje. “Mbushja e burgjeve nuk është ajo që duam. Ne duam ri-integrimin e tyre, arsimimin e tyre”, nënvizoi Manjani.

Ai tha se ka disa kategori të dënuarish të cilët nuk duhen mbajtur në qeli, por duhen arsimuar dhe punësuar në punë të caktuara publike, që këta persona të ri-integrohen plotësisht në shoqëri.

“Duhet të bëjmë të mundur ri-integrimin e personave të dënuar. Të miturit në burg janë fatkeqësi për shoqërinë. Ka disa kategori që duhen angazhuar në punë publike, pasi integrohen dhe ndihmojnë bashkitë. Duhen zgjidhje alternative, jo izolim. Ftoj kryetarët e bashkive të bashkëpunojnë me sistemin penitenciar, në mënyrë që me anë të shërbimit të provës të ri-integrojnë të dënuarit. Vendimi penal nuk ka qëllim izolimin, por riedukimin dhe ri-integrimin. Nëse njeriu largohet nga familja, puna dhe shoqëria, nuk ka asnjë të mirë”, u shpreh Manjani.

Sipas tij “ky është hapi i parë që na ndryshon menaxhimin e sistemit penitenciar, e përgëzoj këtë projekt dhe ftoj kontribuesit që duan të ndihmojnë”.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Nicolas Cannon u shpreh se ky projekt është pjesë e rëndësishme e modernizimit të burgjeve. “Ky është vijim i punës së Ministrisë së Drejtësisë për rritjen e standardeve të sistemit të burgjeve. Ky projekt, jam i sigurtë që do të jap një ndihmë të rëndësishme në këtë drejtim”, vijoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.