☁️
Tiranë 9°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500
DOW 48,219 ▲0.65%
NASDAQ 22,823 ▲0.83%
NAFTA 99.10 ▲4.97%
ARI 4,794 ▲0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $72,292 ▲ +1.32% ETH $2,224 ▲ +0.73% XRP $1.3590 ▲ +0.73% SOL $84.1500 ▲ +1.35%
S&P 500 DOW 48,219 ▲0.65 % NASDAQ 22,823 ▲0.83 % NAFTA 99.10 ▲4.97 % ARI 4,794 ▲0.35 % S&P 500 DOW 48,219 ▲0.65 % NASDAQ 22,823 ▲0.83 % NAFTA 99.10 ▲4.97 % ARI 4,794 ▲0.35 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Manjani: Ligji i ri i pronave, e vetmja zgjidhje

Ligji për pronat ndodhet në udhëkryq, nga njëra anë ka nisur zbatimi i ligjit, por nga ana tjetër Gjykata Kushtetuese pritet të shqyrtojë në seancë plenare të hapur kërkesën e Presidentit për pezullimin e tij.

Ministri i Drejtësisë thotë se ky ligj është e vetmja mënyrë e efektshme për të zgjidhur problemin e 26 vendimeve të cilat deri më tani kanë qenë thjesht letra.

Manjani e quan situatën e pronave si një çështje të papërgjegjshmërisë së politikës, Manjani këmbëngul se nëse gjykata vendos për pezullimin e ligjit do të ketë pasoja.

“Do të thotë që do të përzëmë këta njerëz dhe do t’i themi që nuk na lënë të zbatohet ligji, do mendojmë si do të djegim paratë që janë vënë për kompensim. Do të bllokohet e gjithë veprimtaria e verfikimit. Janë 26 mijë vendime ndër vite që kërkojnë një përllogaritje në vlerë dhe nuk do të bëhen”, thotë Manjani.

Por ndërsa Presidenti këmbëngul në antikushtitutshmërinë e ligjit për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave, çfarë mendon ministri Manjani?

“Nëse duam të ngopemi me lugë bosh ligji që kishim ishte shumë i mirë. Nëse duam që ky proces të mbyllet me angazhimet e nevojshme, ligji që është, është realist. E kam theksuar, nuk është më i miri, por është realist”, thotë ministri.

“21 Janari, Gjykata të shprehet”

I pyetur nga Top Channel për çështjen 21 Janarit, që prej 2013-ës ndodhet ende në formën këshillimi, ministri i Drejtësisë u bëri apel gjykatave që t’i japin përgjigjje me vendim opinionit publik.

“Gjykata duhet të shprehet e pranon për gjykim apo nuk e pranon për gjykim. Sigurisht që ka anomali, sigurisht që është tej çdo afati normal”, thotë ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.