Kronika
Manjani: Me këta deputetë që kemi, Reforma në Drejtësi nuk ka legjitimitet
Vetëm pak orë përpara mbledhjes së parlamentit për komisionet e Vettingut, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shprehet skeptik për reformën në drejtësi të miratuar nga Kuvendi aktual.
Në një postim në Twitter ai thotë se deputetët e Kuvendit aktual kanë probleme me drejtësinë. Për pasojë, Manjani shton se këta deputetë duan kontrollin e drejtësisë dhe jo pavarësinë e saj.
“Ky Kuvend ka deputetë që kanë “halle” me drejtësinë. Natyrshëm ata duan kontroll dhe jo pavarësi të saj! Kuvendi i ri mund të ketë një shans”, shkruan Manjani.