☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,773 ▲2.36%
DOW 47,801 ▲2.61%
NASDAQ 22,626 ▲2.76%
NAFTA 95.58 ▼15.38%
ARI 4,747 ▲1.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,600 ▲ +4.24% ETH $2,219 ▲ +5.85% XRP $1.3568 ▲ +3.73% SOL $83.4400 ▲ +4.21%
S&P 500 6,773 ▲2.36 % DOW 47,801 ▲2.61 % NASDAQ 22,626 ▲2.76 % NAFTA 95.58 ▼15.38 % ARI 4,747 ▲1.33 % S&P 500 6,773 ▲2.36 % DOW 47,801 ▲2.61 % NASDAQ 22,626 ▲2.76 % NAFTA 95.58 ▼15.38 % ARI 4,747 ▲1.33 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kronika

Manjani në Turqi, bashkëpunim kundër trafiqeve

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ndodhet për një vizitë zyrtare në Turqi, zhvilloi një takim dypalësh me homologun turk Bekir Bozdag, ku diskutuan për forcimin e bashkëpunimit reciprok mes dy vendeve dhe veçanërisht bashkëpunimin në fushën e drejtësisë për të luftuar fenomenet e përbashkëta kriminale.

Duke u përqendruar te çështjet e drejtësisë, Manjani theksoi rëndësinë e forcimit të masave ligjore anti-terror dhe anti-krim.

Në këtë kontekst, dy ministrat diskutuan për shkëmbimin e informacioneve dhe përvojave për të trajtuar me sukses luftën kundër krimit dhe trafiqeve.

Gjithashtu, ata ranë dakord edhe për detajimin e protokolleve të bashkëpunimit për t’i shërbyer më mirë qytetarëve të dy vendeve si dhe ndanë bindjen për t’u angazhuar në ndërtimin e lehtësira ligjore për komunitetin e biznesit në të dy vendet tona.

“Turqia është partner i rëndësishëm strategjik në rajonin tonë. Forcimi i bashkëpunimit sektorial është rëndësishëm”, tha Manjani.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.