Kosova

Manza: Ushtria të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli priti në takim pune zëvendës ndihmësin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, John Manza.

Demolli theksoi bashkëpunimin  e mirë me vendet e regjionit, me ushtritë e vendeve mike, veçanërisht me Gardën kombëtare të Ajovës dhe  bashkëpunimin e mirë me KFOR-in përmes ushtrimeve të përbashkëta.

Në njoftim për media thuhet se temë me rëndësi ishte ajo transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, ku ministri Demolli ritheksoi se janë të bindur, se vetëm përmes ndryshimeve kushtetuese duhet të bëhet ky ndryshim.

Sipas tij, procesi ka ngelë edhe më tej kusht i vendimmarrjes politike, që varet nga  votat e deputetëve serb.

Ndërkaq, gjenerallejtënant Rrahman Rama  foli për përgatitjet dhe planifikimin e ushtrimit Fushor “Shqiponja – 6” që do të mbahet në tetor, ku do të jenë pjesëmarrës ushtritë e më shumë se 10 shteteve.

Ai foli për aktivitetet konkrete që janë bërë për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK, e veçanërisht të komunitetit serb, pa ulur asnjëherë kriteret që ka FSK-ja.

Ndërkaq, zëvendësndihmës sekretari i përgjithshëm i NATO-s, John Manza tha se shprehu kënaqësinë për arritjet dhe kualitetin e lartë të FSK-së.

Ai u shpreh se letra e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Stoltenberg është dëshmi e përkrahjes që NATO i jep FSK-së.

Po ashtu ai vlerësoi lartë punën e mirë dhe rezultatet konkrete për integrimin e komuniteteve pakicë në FSK.  Ndër të tjera, në takim Manza theksoi se, transformimi i FSK-së duhet të bëhet përmes  ndryshimeve kushtetuese dhe të mos jetë proces i ngutshëm por ecje me hapa të sigurt.

Manza në këtë takim shoqërohej edhe nga Drejtori i Ekipit Këshillues  Ndërlidhës të NATO-së për Ministrinë e FSK-së gjeneral Dietmar  Mosmann.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button