Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,341 ▼ -3.32% ETH $1,994 ▼ -3.24% XRP $1.3363 ▼ -1.95% SOL $82.7300 ▼ -3.93%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Maqedoni: 100 mijë pensionistë më shumë, 10 mijë punëtorë më pak

maqedoni-100-mij-euml-pensionist-euml-m-euml-shum-euml-10-mij-euml-pun-euml-tor-euml-m-euml-pak_hdTë dhënat e fundit të Fondit Pensional Invalidor të Maqedonisë tregojnë se për dy dekada, numri i të punësuarve ka shënuar rënie, ndërsa numri i pensionistëve është rritur në mënyre drastike.

Nëse në vitin 1991 kishte 180.749 pensionistë, në vitin 2013 numri i pensionistëve ka arritur në 289.114, apo për 100 mijë më shumë pensionistë.

Për 20 vite ndërkohë, numri i të punësuarve është ulur për mbi 10 mijë.

Nga viti 1991 e deri në fund të vitit 2013, numri i të punësuarve në Maqedoni është zvogëluar për mbi 10 mijë, ndërsa në anën tjetër – numri i pensionistëve është rritur për 100 mijë.

Kështu tregojnë të dhënat zyrtare të Fondit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë (FPIM), sipas të cilës, deri në muajin dhjetor të vitit 2013, numri i të punësuarve në Maqedoni ishte 526.909 të punësuar ndërsa 20 vite më parë – gjegjësisht numri i të punësuarve në Maqedoni ishte 534.887 punonjës.

Bazuar në këto të dhëna për dy dekada, në Maqedoni numri i të punësuarve ka shënuar rënie, ndërsa numri i pensionistëve është rritur në mënyre drastike – kështu që në vitin 1991 kishte 180.749 pensionistë deri vjet – ky numër është rritur në 289.114 pensionistë.

Apo, brenda 20 viteve, numri është rritur për 100 mijë pensionistë të rinj.

Sipas këtyre numrave, FPIM konstaton se numri i pensionistëve gjatë viteve të ardhshme do të rritet edhe më shumë kur kemi parasysh se 20 vitet e fundit, kemi rënie edhe të natalitetit, si dhe ikje masive të të rinjve jashtë vendit.

Shikuar sipas viteve – në vitin 1991 kanë punuar 534.887 perona, kurse numri i pensionistëve ka qenë 180.749, që i bie – 1000 të punësuar kanë punuar që 338 pensionistë të marrin pensione apo 3 punëtorë për një pensionist.

Në 2013, numri i të punësuarve ishte 526.909 punonjës dhe 289.114 pensionistë që i bie – 1000 punëtorë kanë punuar për 549 pensionistë, apo 1.8 punëtor për një pensionist.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.