MaqedoniaRajoni

Maqedoni, tela me gjemba në kufi nëse përkeqësohet gjendja

Këshilli i Sigurimit të Republikës së Maqedonisë ka dënuar fuqishëm sulmet terroriste në Paris dhe ka konstatuar se, sa i përket krizës me refugjatët, institucionet përkatëse të vendit do të veprojnë në përputhje me ligjin për menaxhimin e krizave.

Këshilli për Sigurinë ka vendosur që Armata e Maqedonisë dhe komiteti drejtues të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme në rast ndryshimi të situatës në terren, më konkretisht nëse kufizohet numri i emigrantëve për t’u futur në shtetet e Europës.

“Këshilli për Sigurinë konstatoi se ARM-ja dhe komiteti drejtues, si masë të fundit mund të llogarisin edhe vendosjen e telave me gjemba në ato vende, ku konstatohet se është e nevojshme”, thuhet mes të tjerash në njoftimin me shkrim nga kabineti i Presidentit të Mqedonisë.

Këshilli ka detyruar ushtrinë të fillojë menjëherë përgatitjet në terren, duke theksuar se rrethimi i kufirit me tela nuk paraqet mbyllje të tij, por vetëm kanalizim të lëvizjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button