🌡️
Tiranë 04 June 2026
S&P 500 7,537 ▼0.22%
DOW 51,376 ▲1.36%
NASDAQ 26,589 ▼0.99%
NAFTA 92.93 ▼3.22%
ARI 4,535 ▲1.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $63,710 ▼ -4.69% ETH $1,777 ▼ -4.8% XRP $1.1754 ▼ -4.4% SOL $69.9700 ▼ -6.18%
S&P 500 7,537 ▼0.22 % DOW 51,376 ▲1.36 % NASDAQ 26,589 ▼0.99 % NAFTA 92.93 ▼3.22 % ARI 4,535 ▲1.52 % S&P 500 7,537 ▼0.22 % DOW 51,376 ▲1.36 % NASDAQ 26,589 ▼0.99 % NAFTA 92.93 ▼3.22 % ARI 4,535 ▲1.52 %
EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1606 EUR/GBP 0.8642 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 95.3655 EUR/MKD 61.6913 EUR/RSD 117.3736 EUR/TRY 53.3848 EUR/JPY 185.67 EUR/CAD 1.6113
04 Jun 2026
Breaking
Sporti

Mark Markez gëzon tifozët: Tani jam në nivel optimal

Mark Markez u paraqit në Herez pa fasha dhe deklaroi se është rikthyer në një gjendje të mirë fizike, gati për të konkurruar në maksimum dhe për të përmirësuar rezultatet në pistë. “Kemi pasur tre javë të plota në shtëpi dhe besoj se kjo më ka ndihmuar për të bërë një hap tjetër përpara. Mund […]

Mark Markez u paraqit në Herez pa fasha dhe deklaroi se është rikthyer në një gjendje të mirë fizike, gati për të konkurruar në maksimum dhe për të përmirësuar rezultatet në pistë. “Kemi pasur tre javë të plota në shtëpi dhe besoj se kjo më ka ndihmuar për të bërë një hap tjetër përpara. Mund të them se jam në një nivel optimal për të garuar në maksimum. Do ta shohim këtë fundjavë, por fizikisht kam arritur një nivel të pranueshëm që të mos flitet më për gjendjen fizike, por për performancën në pistë.

Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh më i shpejtë apo të marrësh më shumë pikë, megjithëse shpresoj që po. Të paktën dua ta shijoj më shumë fundjavën mbi motor, sepse me dhimbje nuk mund ta shijosh”, u shpreh kampioni në fuqi i botës në MotoGP. Megjithatë, Markez pranoi se nuk është ende në pozicion për të ndalur Marko Bexekin, duke theksuar se mungesa e podiumeve e bën të nevojshme ndërtimin gradual të performancës.

Sipas tij, Horge Martin është aktualisht më pranë rivalizimit me liderin. “Nuk jam në pozitën për ta ndalur unë, mendoj se Horge Martin është më afër kësaj. Nuk kam bërë asnjë podium të dielave, kështu që nuk mund të kalosh menjëherë nga asnjë podium te fitorja. Do të përpiqemi të ndërtojmë një fundjavë solide. Kemi parë një Bexeki që ka udhëhequr çdo xhiro dhe një Aprilia shumë të shpejtë, por synimi është të afrohemi gradualisht”, u shpreh piloti i Dukatit. Markez vlerësoi atmosferën në Herez, por mbetet realist: objektivi fillestar është podiumi dhe grumbullimi i sa më shumë pikëve, jo fitorja. Pas një periudhe të vështirë rikuperimi nga dëmtimi i shpatullës, Markez tani ndihet shumë më mirë dhe pret që përmirësimet fizike të reflektohen edhe në pistë, duke nisur që nga kjo fundjavë në Çmimin e Madh të Spanjës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.