Kronika

Pafajësia e Arben Frrokut, Prokuroria çon në Apel vendimin e Gjykatës së Krimeve të rënda

Tre ditë pasi Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli të pafajshëm Arben Frrokun, i cili akuzohej për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, Prokuroria konfirmon se do të apelojë këtë vendim. Të martën Prokuroria e Krimeve të Rënda do të dërgojë në Apel vendimin e gjykatës.

Arben-FrrokuBurime nga organi i akuzëz sqarojnë se apelimi do të bëhet sapo organi i hetimit të njihet me vendimin e arsyetuar të gjykatës. Mësohet se prokuroria do t’i drejtohet shkallës së dytë të gjyqësorit duke u mbështetur të dëshmitari i mbrojtur Arben Ndoka.

Ndërkohë ky i fundit pavarësisht vendimit të gjykatës do vijojë të mbetet dëshmitar i mbrojtur nga drejtësia. Nga ana tjetër në lidhje me vendimin e gjykatës prokurorët shprehen se faktet nuk janë analizuar siç duhet nga trupi gjykues.

Madje gjykata sipas tyre ka bërë interpretim të njëanshëm të provave të mbledhura gjatë periudhës së hetimit. Për dëshmitarin e mbrojtur gjykata çmon se ai ka shkuar në vendngjarje 4 minuta pas vrasjes se kryekomisarit, por prokuroria pretendon të kundërtën pasi sipas saj pamjet që vijnë nga kamerat e sigurisë nuk shfaqin qartë gjithë zonën e mbuluar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button