☁️
Tiranë 10°C · Vranët 09 April 2026
S&P 500 6,815 ▲0.48%
DOW 48,170 ▲0.54%
NASDAQ 22,762 ▲0.56%
NAFTA 98.09 ▲3.9%
ARI 4,796 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,862 ▲ +1.12% ETH $2,206 ▲ +0.25% XRP $1.3545 ▲ +0.54% SOL $83.7500 ▲ +1.04%
S&P 500 6,815 ▲0.48 % DOW 48,170 ▲0.54 % NASDAQ 22,762 ▲0.56 % NAFTA 98.09 ▲3.9 % ARI 4,796 ▲0.4 % S&P 500 6,815 ▲0.48 % DOW 48,170 ▲0.54 % NASDAQ 22,762 ▲0.56 % NAFTA 98.09 ▲3.9 % ARI 4,796 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Marrëdhëniet tregëtare Shqipëri- Serbi, kanë shënuar rritje

grafik1-567x350Tregtia mes Shqipërisë dhe Serbisë arriti në 170 milionë dollarë në vitin 2013, nga vetëm 30 milionë që qe në vitin 2007. Pavarësisht se marrëdhëniet politike formalisht kanë qenë të ftohta dhe, me raste, të acaruara, shkëmbimet tregtare duket se kanë njohur vetëm rritje.

Të dhënat e Institutit të Statistikave për import-eksportet mes dy vendeve tregojnë rritje galoponte, megjithëse kjo rritje ka pësuar luhatje të mëdha për shkak se një pjesë e mirë e tregtisë është e përqendruar në pak mallra, raporton agjencia e lajmeve BIRN.

Shqipëria importon nga Serbia energji elektrike, ushqime, produkte kimike, metale e materiale ndërtimi ndërsa eksporton drejt Serbisë energji elektrike, ushqime (përgjithësisht zarzavate) dhe materiale ndërtimi e metale.

Të dhënat e tregtisë së jashtme të raportuara nga INSTAT nuk janë të plota për shkak se energjia elektrike zakonisht regjistrohet si e importuar nga vendi ku është regjistruar kompania që ia shet Shqipërisë dhe disa kompani të tilla janë të regjistruara në vende të tjera pavarësisht se janë kompani serbe.

Përveç energjisë së importuar në linjën Beograd-Podgoricë-Shqipëri, vendi ynë ia shet, përgjithësisht disa kompanive serbe që dominojnë tregun energjetik të Ballkanit, energjinë e prodhuar tepër në kaskadën e Drinit në periudhat me shumë reshje.

Importi tjetër i rëndësishëm i Shqipërisë nga Serbia është ai i skrapit, i cili shkrihet në Elbasan.

Rritja më e qëndrueshme e importeve të Shqipërisë nga Serbia i përket grupit Ushqim, Pije dhe Duhan. Në vitin 2007, në Shqipëri u importuan rreth 346 milionë lekë (3.4 milionë dollarë), ushqime nga Serbia ndërsa në vitin 2013, importet e këtij grupi arritën në 4.8 miliardë lekë.

Importet e drithit nga Serbia zunë pjesën më të madhe të importeve. Gjatë vitit 2013, Shqipëria importoi 81 mijë tonë drithë nga Serbia me vlerë të përgjithshme prej 2.9 miliardë lekësh. Serbia zë një të pestën e të gjitha importeve të drithit në Shqipëri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.