☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.76 ▼9.64%
ARI 4,396 ▼3.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,757 ▲ +3.51% ETH $2,160 ▲ +4.5% XRP $1.4360 ▲ +3.53% SOL $91.6400 ▲ +5.29%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.76 ▼9.64 % ARI 4,396 ▼3.91 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Marrëveshja e partive shqiptare në Maqedoni, MPJ: Kemi punuar për platformë gjithëpërfshirëse

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë ka reguar pas unifikimit të partive shqiptare në Maqedoni, të cilat përmes një deklaratë të përbashkët rendit kërkesat për formimin e qeverisë së re në Maqedoni. Përmes një deklarate, MPJ thotë se Shqipëria ka ndjekur me vëmendje të posaçme zhvillimet në Maqedoni, ndërsa ka dhënë ndihmesë për arritjen e një gjuhe të përbashkët për partitë shqiptare.

Njoftimi i plotë i MPJ:
Shqipëria ka ndjekur me vemendje të posaçme zhvillimet në Maqedoni duke qenë në komunikim të vazhdueshëm me të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë, shkëmbyer mendime, ide e analiza për të qendruar më pranë dhe kuptuar sa më mirë dinamikat e zhvillimeve.

Rezultati i zgjedhjeve të 11 dhjetorit i ka vënë partitë shqiptare në një pozicion vendimtar për krijimin e shumicës së ardhshme dhe institucioneve që do të dalin prej tyre. Kjo kërkon një reflektim serioz dhe me sa më shumë qetësi e maturi për zgjedhjet që do të bëjnë.

Kemi inkurajuar dhe do të vijojmë të inkurajojmë gjithnjë aktorët shqiptarë për të qenë të përgjegjshëm në mbështetje të zhvillimeve demokratike e progresiste në këtë vend.

Mbetet në gjykimin dhe lirinë e tyre për vendimet që do të marrin, aleancat që do të lidhin apo alternativat që do të ndërtojnë. Ajo për të cilën kemi qenë gjithnjë të interesuar është të kuptuarit e rëndësisë së momentit nga aktorët shqiptarë në Maqedoni pasi rezultati zgjedhor e ka bërë të qartë se të dy komunitetet në Maqedoni u kanë kërkuar aktorëve politikë respektivë një kontratë të re për vendin.

Maqedonia ka nevojë për një shumicë qeverisëse solide, të qendrueshme e aftë ta nxjerrë vendin nga kriza duke ndërmarrë një proces reformash që do të rinxisin procesin e integrimit evropian dhe euroatlantik.

Prandaj ne kemi kërkuar dhe punuar për një platformë gjithëpērfshirëse të partive shqiptare në mënyrë që shumica e ardhshme të jetë e qendrueshme dhe ti ofrojë vendit një program të ri, ambicioz që zhvillon e forcon më tej kohezionin social dhe karakterin shumeetnik e kulturor të Maqedonisë.

Hapi historik i bashkimit të faktorit politik shqiptar në Maqedoni përbën një moment pjekurie politike, në të njëjtën kohë nevojë urgjente e avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Republika e Shqipërisë mbështet këtë deklaratë si një kornizë e përbashkët veprimi e faktorit politik shqiptar në Maqedoni në funksion të avancimit të të drejtave, lirive dhe barazive të mundësive mes komuniteteve shtet-formuese në Maqedoni.

Shqipëria ka qenë dhe vijon të jetë e interesuar për një Maqedoni stabël, funksionale, demokratike dhe të kyçur në rrjedhat euro-atlantike, si dhe do të vijojmë të mbështesim çdo iniciativë në funksion të këtij objektivi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.