Ekonomia

Marrëveshje me Gjermaninë për mbështetjen e sistemit energjitik shqiptar

Komisioni parlamentar i Ligjeve miratoi sot ratifikimin e dy marrëveshjeve për bashkëpunim financiar me palën gjermane në fushën e energjisë.
Zv/ministri i Energjisë dhe Industrisë, Ilir Bejtja, duke mbrojtur projektet e propozuara nga qeveria, veçoi rëndësinë e tyre në rritjen e bashkëpunimit midis sektorit publik të prodhimit, transmetimit dhe shpërndarjes së energjisë, si dhe atij privat, duke garantuar për herë të parë një fond eficence mbështetje nëpërmjet sistemit bankar të garantuar me marrëveshje me qeverinë gjermane.
Qëllimi i projektit, sipas zv/ministrit, është aplikimi me impakt të gjerë i instrumentit financiar në sektorin bankar shqiptar, me qëllim dhënien e mbështetjes për investime në kursimin e energjisë në sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, në banesat private dhe nëse është rasti edhe në komuna apo në bashki.
Marrëveshja e dytë ka të bëjë me një grant pej 20 milion eurosh, i cili shërben për mbarëvajtjen e kaskadës së Drinit për sigurinë në diga.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button