☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.14 ▼0.62%
ARI 5,089 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $72,479 ▲ +3.1% ETH $2,130 ▲ +2.92% XRP $1.4348 ▲ +3.28% SOL $90.1700 ▲ +4.04%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.14 ▼0.62 % ARI 5,089 ▼0.72 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.14 ▼0.62 % ARI 5,089 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Bota

Marrëveshje Rusi-Iran për ndërtimin e dy reaktorëve bërthamorë

ee837-266x200Rusia dhe Irani nënshkruan sot në Moskë një marrëveshje mbi ndërtimin e dy reaktorëve të rinj bërthamor për centralin iranian të Bushehrit, me dy reaktorë shtesë si mundësi.

Kontrata u nënshkrua mes kompanisë “Atomenergoproekt” (NIAEP), një filial i kompanisë “Atomstroiexport”, që ka ndërtuar centralin e Bushehrit, dhe kompanisë iraniane “Nuclear Power Production and Development Company of Iran” (NPPD), sipas agjencive ruse.

Përveç reaktorëve të destinuar për Bushehrin, katër reaktorë të tjerë të teknologjisë ruse mund të ndërtohen në vende të tjera të Iranit, sipas marrëveshjes së nënshkruar mes kreut të agjencisë publike ruse të energjisë atomike “Rosatom”, Serguei Kirinenko, dhe homologut të tij iranian, Ali Akbar Salehi.

Në shtator, Teherani dhe Moska kishin filluar një seri marrëveshjesh bashkëpunimi ekonomik që do t’i mundësojë të dy vendeve të prekur nga sanksionet perëndimore të ngrenë një partneritet të ri strategjik.

Irani, që disponon rezervat e katërta në botë të naftës dhe rezervat e dyta në botë të gazit,  është angazhuar gjithashtu që prej një viti në bisedime të vështira me fuqitë e mëdha mbi programin e saj bërthamor të përfolur.

Perëndimorët dhe Izraeli dyshojnë se Irani përpiqet të prodhojë bombën atomike nën mbulojën e programit civil, ndërkohë që Teherani i përgënjeshtron këto akuza.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.