Martinez i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë për disa javë
Emiliano Martinez iu nënshtrua një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, e cila rezultoi e suksesshme, pas përplasjes së rëndë me lojtarin e Evertonit, Jarrad Branthwaite.
Si pasojë, portieri i Chelseat pritet të qëndrojë jashtë fushave për disa javë.
Skuadra e Xabi Alonsos arriti ta mbajë portën të paprekur për herë të parë këtë sezon në Premier League, falë edhe kontributit të Martinezit, i cili u dëmtua ndërsa doli me guxim për të larguar topin gjatë një goditjeje standarde në minutën e 67-të.
Ai u zëvendësua nga 21-vjeçari Mike Penders, i cili luajti deri në përfundim të ndeshjes, të cilën Chelsea e fitoi me rezultatin 2-0.
Mendohet se ndërhyrja kirurgjikale lidhej me një dëmtim në nofull, pasi Martinez u largua nga fusha me barelë dhe u dërgua në spital. Ai ishte i vetëdijshëm në momentin kur u largua nga stadiumi “Hill Dickinson”. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.