roze

Martohen Eva Mendes dhe Ryan Gosling

Si për të ruajtur ekuilibrin e kurorave në Hollywood, që u prish disi nga lajmi i ndarjes mes Brad Pitt dhe Angeline Jolie, mediat rozë në Shtetet e Bashkuara shkruajnë se Ryan Gosling dhe Eva Mendes i kanë thënë ‘po’ njëri-tjetrit.

Çifti i aktorëve, që janë bashkë prej pesë vitesh tashmë dhe kanë edhe dy fëmijë, thuhet se janë martuar në një ceremoni private me një rreth të ngushtë miqsh dhe familjarët e tyre.

“Eva dhe Ryan ndiheshin gjithnjë si të martuar me njëri-tjetrin. Ata janë të çmendur pas njëri-tjetrit dhe këtë çmenduri tashmë e zyrtarizuan”, citohet një burim pranë çiftit nga US Ëeekly.

Ryan dhe Eva janë njohur në vitin 2011 gjatë xhirimeve të “The Place Beyond The Pines” dhe kanë dy vajza, Esmeralda Amad, dy vjeç dhe Amada Lee, katër muajshe.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button