☁️
Tiranë 16°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.75 ▲3.8%
ARI 4,425 ▼2.79%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,502 ▼ -2.5% ETH $2,078 ▼ -4.83% XRP $1.3694 ▼ -3.37% SOL $87.8600 ▼ -4.97%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.75 ▲3.8 % ARI 4,425 ▼2.79 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.75 ▲3.8 % ARI 4,425 ▼2.79 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kronika

Marty: Prokuroria e Pergjithshme rrezon akuzat

Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë ka hedhur poshtë akuzat që ngrihen në raportin e raportuesit të KiE, Dick Marty, mbi transplantimin e organeve në zona të caktuara të Shqipërisë.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësi i Prokurorisë së Përgjithshme ka deklaruar se akuzat e përmendura në raport nuk kanë bazë ligjore dhe për rrjedhojë pamundësojnë hetimin. 

“Në bazë të verifikimit të përbashkët, mes ekspertëve shqiptarë dhe hetuesve të Hagës, nuk ka rezultuar se të dhënat e parashtruara të kenë një bazë vërtetësie, prandaj prokuroria nuk ka gjetur bazë për nisjen e cështjes penale”, ka deklaruar zëdhënësi Plator Nesturi. 

Ai ka theksuar se Prokuroria e Përgjithshme nuk ka pasur asnjë të dhënë për kryerjen e aktiviteteve të tilla në Shqipëri, madje as nga institucionet ndërkombëtare. 

“Akuzat në raportin e Dick Marty, se në Shqipëri janë kryer transplantime organesh, janë të dhëna për të cilat prokuroria e Shqipërisë nuk ka pasur asnjë dijeni dhe nuk ka pasur kërkesë për hetim nga asnjë organ ndërkombëtar”, ka sqaruar Nesturi. 

Ai ka hedhur poshtë edhe akuzat e bëra së fundmi nga ish-prokurorja Carla del Ponte, se Shqipëria ka penguar hetimet e Hagës mbi këtë cështje, përgjegjësia e të cilës i atriubohet ish-drejtuesve të UCK-së. 

“Prokuroria e Shqipërisë e deklaron të pabazë insinuatën se, institucionet shqiptare janë bërë pengesë për hetimin e kësaj cështjeje. Prokuroria shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin me të gjitha institucionet ndërkombëtare”, ka shtuar zëdhënësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.