Ekonomia

Masa dhe rregullore për të fshirë nga bilancet e tyre kreditë e humbura

Kuvendi ka ndryshuar ligjin për tatimin mbi të ardhurat, duke saktësuar keshtu edhe kushtet  që  njohin  fshirjen e kredive të humbura si shpenzime fiskale të zbritshme.

ee1153Fshirja e kredisë do të njihet si shpenzim i zbritshëm një vit pas nxjerres së urdhërit të ekzekutimit nga gjykata. Nga ana tjetër, Banka e Shqipërisë ka ndryshuar rregulloren “Për administrimin e rrezikut të kredisë”, në dispozitat që përkufizojnë se kur një kredi klasifikohet si e humbur dhe kur ajo duhet fshirë nga bilanci i bankës. Rregullorja e re hyri në fuqi më 1 Janar 2015 dhe saktëson se, përveç kushteve të tjera, kredia quhet e humbur pasi banka ka depozituar te përmbaruesi gjyqësor kërkesën për fillimin e procesit të ekzekutimit të detyrueshëm të kolateralit.

Në rastet kur kredia nuk është e siguruar me kolateral, kredia mund të quhet e humbur pasi gjykata ka lëshuar urdhërin e ekzekutimit. Ndryshimi i dytë i rëndësishëm i miratuar nga Banka e Shqipërisë lidhet me kushtet e fshirjes së kredive të humbura nga bilancet. Rregullorja aktuale nuk përcakton afate kohore për fshirjen e kredive të humbura dhe vendimmarrja për këtë i lihet vlerësimit të këshillit drejtues të bankës tregtare.

Sipas rregullores së re, kreditë e humbura nuk mund të mbahen në bilance për më shumë se tre vjet, me përjashtim të rasteve të veçanta kur banka mund të argumentojë mundësinë efektive të shlyerjes së kredisë, mbështetur në analizën e gjendjes financiare të kredimarrësit dhe në cilësinë e kolateralit. Të gjitha këto ndërhyrje u bënë me synim heqjen e pengesave për fshirjen nga bilancet e bankave të kredive të humbura dhe pa shpresë kthimi.
Fshirja e tyre do të ulte ndjeshëm shkallën e kredive me probleme të bankave dhe do të çlironte kreditimin e ekonomisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button