Tiranë 7°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,737 ▲ +1.03% ETH $2,011 ▲ +1.25% XRP $1.3409 ▲ +1.17% SOL $82.7500 ▼ -0.05%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Masakra në detaje: Si i vrau Kostandin Xhuvani viktimat e tij. DOKUMENTI i plotë i Prokurorisë

Prokuroria  konfirmon se 4 personat janë vrarë nga arma e Kostandin Xhuvanit. Sipas dokumentit të përgatitur nga organi i akuzës për ngjarjen, rezulton se pistoleta e tij i ka numrat e fshirë dhe u gjet pranë vendit ku u arrestua ai.

xhuvani2

Një fakt i tillë konfirmohet edhe nga akti i ekspertimit kimik gjurmëkopjuesish që ka vërtetuar se vetëm Konstandini ka qëlluar, pasi vetëm atij i janë gjetur gjurmë baruti në duar, shenjë që lihet pasi qëllohet me armë. Pistoleta tjetër, thuhet në dokumentet e prokurorisë, kishte një plumb në gojë dhe i përkiste 19 -vjeçarit Arbër Demiraj, djalit të ish-prokurorit që humbi jetën.

Xhuvani, Sidaj, Demiraj dhe Alban Ballcaj janë konfliktuar me Edison Jahon dhe Enea Xhaj. Më pas, Kostandin Xhuvani dhe Arbër Demiraj, të cilët i kanë patur armët me vete, janë nxjerrë nga lokali nga roja i sigurisë dhe vetëm pak minuta më pas janë futur sërish me pistoleta në duar. Xhuvani ka shtënë me 6 plumba, ndërsa Demiraj nuk ka mundur të qëllojë. Pistoleta e tij e kishte plumbin në gojë dhe karikatorin plot. Edison Jaho dhe Enea Xhaj janë qëlluar tek shkallët e lokalit. Aty janë gjetur edhe trupat e tyre. Ndërsa trupi i Demirajt, edhe ai i vrarë nga Xhuvani, u gjet në pjesën e pasme të makinës së tij, përballë lokalit në rrugën e Elbasanit.

 

Dokumenti i plotë:

Në Prokurorinë e Rrethit Tiranë, nga ana e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë në datë 05.11.2014 janë sjellë materialet që kanë të bëjnë më arrestimin në flagrancë të shtetasve;

Kostandin Xhuvani i datelindjes 1989, lindur me banues në Tiranë, si person i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja ne rrethana te tjera cilesuese”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh dhe 278/4 te Kodit Penal.

Erald Sida, i datelindjes 1990 lindur dhe banues ne Tirane, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Moskallzimi i Krimit” dhe “Prostitucioni” parashikuar nga nenet 300/1 dhe  113/3 te Kodit Penal

Nga aktet e procedimit penal nr.8078, rezulton se,  me date 04.11.2014 rreth ores 04.20 eshte njoftuar Salla Operative e Drejtorise se Policise se Qarkut Tirane se ne vendin e quajtur Rruga e Elbasanit ne lokal “Ante Grand” ka ndodhur nje konflikt i armatosur. Pas ketij momenti autopatrulla e Komisariatit te Policise nr.1 , e cila ka qene ne afersi ka shkuar ne afersi te lokalit ku ne rrugen kryesore ka konstatuar nje automjet Mercedes ML me targa TR0250N ne te cilin po hipnin disa persona. Nga ana e autopatrulles eshte bere bllokimi i mjetit tip Benz ML dhe ne kete moment nje person i veshur me kostum tuta gri ka dale nga automjeti dhe eshte larguar me vrap duke mbajtur nje pistolete ne dore. Ky person eshte ndjekur nga punonjesi i policise, i cili pas rreth 50 metrash e ka neutralizuar personin e veshur me tuta gri. Pas shoqerimit ne polici dhe verifikimit te identitetit ka rezultuar se ky person eshte shtetasi Kostandin Gjergj Xhuvani i datelindjes 24.06.1989.

Nga aktet hetimore ka rezultuar se mes Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj kanë shkuar në lokal ku janë ulur në tavolinën e fundit të tij, e cila rezulton se ishte pranë një koltuku në të cilin ishin ulur shtetasit Edison Jaho e Enea Xhaj. Mes shtetasve Kostandin Xhuvani, Arber Demiraj, Erald Side e Alban Ballcaj dhe shtetasve Edison Jaho e Enea Xhaj ka patur një konflikt. Gjatë këtij konflikti shtetasit Kostandin Xhuvani e Arber Demiraj kanë patur edhe armë zjarri me vete. Pas ndërhyrjes së shtetasit Anton Binaku, roje sigurie në lokal shtetasit e sipërcituar kanë dalë nga lokali dhe janë futur menjëherë në lokal me pistoleta në duar. Nga dëshmitë e shtetasve ka rezultuar se personi që ka qëlluar me armë zjari ka qënë shtetasi Kostandin Xhuvani dhe si rezultat i të shtënave kanë humbur menjëherë jetën shtetasit Edison Jaho, Enea Xhaj e më pas Arber Demiraj, i cili është gjetur i vdekur në mjetin në të cilin po e vendosnin shokët e tij dhe më pas në spital edhe shtetasi italian Gianpaolo Azzola.

Sipas aktit të ekspertimit kimik gjurmëkopjuesish datë 05.11.2014 ka rezultuar se;

Në natribanët objekt ekspertimi marrë shtetasve, Erald Sida, Alban Bllacaj, Arben Shuaipi, Admir Hyseni, Anton Binaku dhe Andrea Omiro, nuk u evidentuar prania e nitriteve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.

Në naterbanin e dorës së djathtë, objekt ekspertimi, marrë shtetasit Kostandin Xhuvani u evidentuar prania e nitriteve të cilat janë të pranishëm dhe tek mbeturinat e faktorëve plotësues të qitjes me armë zjarri.

Sipas aktit të ekspertimit tekniko balistik datë 05.11.2014 ka rezultuar se;

Gjashtë gëzhojat objekt ekspertimit i përkasin pjesëve të fishekëve luftarakë të përdorura nga fishekët standartë luftarake të model 54 me kaliber 7.62.

Në sipërfaqen e jashtme të gëzhojave objetkt ekspertimi u evidentuan gjurmë të lëna nga pjesë dhe mekanizma të armës që i ka qitur ato.

Katër predhat objekt ekspertimi përkasin pjesëve të fishekëve luftarakë të modelit 54 kalibër 7.62

Në sipërfaqen e jashtme të këmishuar të katër predhave dhe një këmishë predhe objekt eksperttimi u evidentuarn gjurmë vjaskash të lëna nga vjaskat e tytës ë armës që i ka qitur ato..

Arma objekt ekspertimi është e fabrikuar pistoletë tip TT model 54 kalibër 7.62 me numër trup 14053073. Ajo paraqitet në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për qitje.

Arma objekt ekspertimi është e fabrikuar pistoletë tip TT model 54 kalibër 7.62 me numra të fshirë në trup dhe në djepin luajtës. Ajo paraqitet në gjendje të rregullt teknike dhe është e përshtatshme për qitje.

Në të dy armët objekt ekspertimi u evidentua prania e faktorëve plotësues të qitjes.

6 gëzhojat objekt ekspertimi janë qitur nga arma e zjarrit tip TT model 54 kalibër 7.62 me numra të fshirë në trup dhe në djepin luajtës.

Pra qitjet me të cilat është realizuar vrasja e katër shtetasve janë kryer nga arma e zjarrit, e cila i është sekuestruar shtetasit Kostandin Xhuvani.

Në mbështetje të kërkesave tona i paraqesim për shqyrtim gjykatës këto akte të hetimeve paraprake.

Procesverbal i kapjes në flagrancë.

Procesverbal për arrestin në flagrancë.

Procesverbal i sekuestrimit të sendeve.

Procesverbal i deklarimit të shtetasit.

Vendimet e ekspertimit .

Aktet e ekspertimit

Në rastin konkret, duke qënë se sanksionet ligjore që parashikon vepra penale e kryer përputhen me kriteret e parashikuara nga neni 251 e 252 të Kodit të Procedurës Penale, arrestimi në flagrancë i kryer ndaj të dyshuarit është kryer konform me ligjin.

Po kështu ekzistojnë kushtet dhe kriteret e përgjithshme e të veçanta për vendosjen e masave të sigurimit personal të karakterit shtrëngues, që parashikohen nga nenet 228, 229 e 230 të K.Pr.Penale.

Përsa i përket masës së sigurimit cmohet se masa e sigurimit arrest në burg parashikuar nga neni 238 i K.Penal është e vetmaj masë që i përgjigjet nevojave të sigurimit për vepat penale të kryera dhe për rrezikshmërinë penale të autorit të dyshuar të kryerjes së tyre, person me precedentë kriminale dhe i dënuar disa herë nga Gjykata.

Për sa më sipër bazuar i parashtrojme Gjykatës këtë

KËRKESË;

Të vleftësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë të kryer më datën 04.11.2014, ndaj të dyshuarit Kostandin Xhuvani, lindur dhe banues ne Tirane

Caktimin e masës së sigurimit arrest në burg sipas nenit 238 të K.Pr.Penale për të dyshuarin Kostandin Xhuvani.

Të vleftësojë si të ligjshëm arrestin në flagrancë të kryer më datën 04.11.2014 ndaj të dyshuarit Erald Sida i datelindjes 1990, lindur dhe banues ne Tirane .

Caktimin e masës së sigurimit arrest në burg sipas nenit 238 të K.Pr.Penale për të dyshuarin Erald Sida.

kerkesa

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.