Ekonomia

Masat për sezonin turistik, Loka për ATSH: Ja risitë

Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë sezonit veror për turistët vendas e të huaj që kanë vendosur të kalojnë pushimet në territorin shqiptarë.

Siç bëri të ditur, Gjovalin Loka, Drejtor për Rendin dhe Sigurinë në Policië e Shtetit, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare bëri të ditur se do të jenë 31 komisariate dhe posta policore në gatishmëri të plotë për sezonin turistik.

Ai bëri të ditur se ky numër komisariatesh të angazhuara përbën gjysmën e komisariateve që ka në total vendi ynë, 60. Sipas Lokës, Policia  Shtetit sot gëzon një eksperiencë të mirë në drejtim të masave për sezonin turistik. “Policia e Shtetit ka hartuar planin e masave për sezonin turistik. Policia e Shtetit dokumentin në fjalë ja ka shpërndarë strukturave në qarqe të cilat do të zbatojnë këto masa. Gjatë vitit 2015 në vendin tonë janë regjistrua 4.3-4.8 milion pushues vendas e të huaj, ose 25 % më shumë se gjatë vitit 2014. Nga 15.05.2015-15.09.2015 kanë hyrë 8 283 835 shtetas shqiptarë e të huaj, që kanë hyrë ne vendin tonë. Ndërkohë që janë numëruar  2 210 294 mjete  ose 10% më shumë se një vit më parë”, tha Loka.

Ai zbuloi dhe një risi për sezonin e ri turistik.

“Këtë vit ashtu si edhe vitin e shkuar do të ketë punonjës policie me uniformë verore, biçikleta policie verore, si dhe moto mjete ujore. Kjo do të jetë një risi për Policinë Shqiptare dhe do të shtrihet në zonën e Dhërmiut”, tha Loka.

Ai shtoi se “gjatë sezonit veror të 2015-ës janë angazhuar 3 150 punonjës policie, 1 606 kanë qenë të strukturave vendore të policisë dhe 1 544 kanë qenë polici kufitare. Një numër i ngjashëm do të angazhohet edhe këtë sezon, por kjo nuk do të thotë se të efektivët e tjerë të policisë nuk do të angazhohen, pas forcat e rendit dhe sigurisë do të jenë të angazhuara 100% në ruajtjen e qetësisë për turistët 24 orë në të gjithë territorin shqiptarë”, garantoi Loka.

Ai tha se shumë shpejtë do të happen dhe katër pika të tjera policore për të shtrirë influencën e policisë në çdo skaje përgjatë sezonit turistik. “E kemi bërë edhe vitin e shkuar dhe vijojë tradita edhe në këtë sezon. Kështu do të hapen katër post policore në Theth, Gjiri Lalzit, Valbonë dhe Ksamil, Thethi e Valbona janë për turizmin malor”, vijoi Loka.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button