Maqedonia

MASH-i i gatshëm për maturën shtetërore dhe testimin e jashtëm

Zv. ministri për arsim dhe shkencë, Spiro Ristovski bën të ditur se Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) është e gatshme për provimin e maturës shtetërore dhe testimit të jashtëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai saktëson se matura shtetërore jepet në fundjavë në periudhën nga 4 deri 15 qershor, duke shtuar se nuk pret ndonjë problem në këtë drejtim.

Testimi i jashtëm i nxënësve nga klasa e katërt fillore e deri në vitin e tretë, të shkollimit të mesëm, do të zbatohet në periudhën nga 7 deri 11 korrik.

Këtë vit do të testohen 178648 nxënës, nga të cilët, 121371 janë të shkollave fillore, kurse 57277 janë të shkollave të mesme. Provimit të maturës shtetërore do t’i nënshtrohen rreth 20 mij nxënës të shkollave të mesme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button