☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 14 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
₿ CRYPTO
BTC $70,745 ▼ -0.1% ETH $2,086 ▼ -0.17% XRP $1.3953 ▲ +0.09% SOL $87.3000 ▼ -0.8%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685 EUR/USD 1.1447 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2256 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4235 EUR/TRY 50.5760 EUR/JPY 182.62 EUR/CAD 1.5685
14 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mashtrimi me karburantet, Gjiknuri: Evazion përmes manipulimit të pompave

Operacioni i qeverisë për të luftuar mashtrimin që u bëhet qytetarëve me cilësinë dhe sasinë e karburantit ka depërtuar deri më tani në 16% të tregut.

Kreu i dikasterit të Energjisë, Damian Gjiknuri thotë se nga kontrollet e ushtruara, problematika më e madhe rezulton evazioni fiskal.

“Evazioni ka qenë i madh edhe nga manovrimet e pikave të karburantit me pompat manuale, se gjoja nuk funksiononte pompa automatike. Janë shtuar me mbi 10 për qind deklarimet tatimore në këtë periudhë, që do të thotë se po luftohet një pjesë e errët që ka të bëjë me shmangiet fiskale”, deklaroi Gjiknuri.

Gjatë dy javëve të para të aksionit janë prerë 160 mijë kupona tatimorë më shumë. Ndërsa, referuar shmangies së standardeve të cilësisë, kreu i Inspektoriatit Shtetëror Teknik dhe Industrial thotë se nga 200 subjekte dhe 400 mostra të marra gjithësej, 22 rezultojnë me shkelje.

“Janë kontrolluar rreth 16% e totalit të tregut dhe në total me mostrat e marra kemi vetëm 6% të produkteve që kanë tejkalim të standardit”, thotë drejtoresha e inspektoriatit, Ejana Xhixho.

Inpektoriati, krahas masave ndëshkimore, bën publike për qytetarët edhe emrat e çdo subjekti që kryen shkelje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.