☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 29 June 2026
S&P 500 7,440 ▲1.18%
DOW 52,183 ▲0.59%
NASDAQ 25,820 ▲2.07%
NAFTA 70.44 ▲1.75%
ARI 4,031 ▼1.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
₿ CRYPTO
BTC $60,406 ▲ +1.28% ETH $1,619 ▲ +3.19% XRP $1.0636 ▲ +1.87% SOL $75.6200 ▲ +7.08%
S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.44 ▲1.75 % ARI 4,031 ▼1.6 % S&P 500 7,440 ▲1.18 % DOW 52,183 ▲0.59 % NASDAQ 25,820 ▲2.07 % NAFTA 70.44 ▲1.75 % ARI 4,031 ▼1.6 %
EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156 EUR/USD 1.1386 EUR/GBP 0.8627 EUR/CHF 0.9222 EUR/ALL 94.2736 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3950 EUR/TRY 53.0657 EUR/JPY 184.19 EUR/CAD 1.6156
29 Jun 2026
Breaking
Politika

Mazniku: Ka prova shkencore që vërtetojnë se forca të jashtme amplifikojnë tensionin

Deputeti i Partisë Socialiste Arbjan Mazniku deklaroi në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se ka të dhëna të mjaftueshme shkencore që vërtetojnë se forcat e jashtme shfrytëzojnë tensionet shoqërore për t’i amplifikuar ato, duke iu referuar konceptit të luftës hibride.

“Pa dyshim unë besoj që nuk ka asnjë dyshim dhe ka të dhëna të mjaftueshme shkencore të cilat vërtetojnë që në çdo situatë, jo vetëm në Shqipëri, por në situata të tjera të ngjashme dhe në vende të tjera – jo para më larg se para pak muajsh Rumania kishte zgjedhje – sa herë që ka një situatë e cila ka një tension shoqëror brenda, ka forca të jashtme që tentojnë ta përdorin atë tension shoqëror për ta amplifikuar, zgjeruar, shtyrë në një drejtim apo në një drejtim tjetër”, tha Mazniku.

Ai theksoi se koncepti i luftës hibride është bërë tashmë sistematik në shkallë globale.

“E gjithë koncepti i luftës hibride botërore është tashmë sistematik. Kjo histori ka nisur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në zgjedhjen e parë të presidentit Trump përballë Hillary Clinton, u vërtetua që kishte interferencë nga forcat e huaja në atë garë.

Më pas, jo më larg se para sa kohësh në zgjedhjet në Francë ka qenë debat i ngjashëm. Mjafton t’ju them që jo më larg se para pak ditësh Parlamenti Europian ka pasur një mbledhje të një komisioni të posaçëm që quhet ‘Komisioni i Parlamentit Europian për Mburojën e Demokracisë’, i cili merret në mënyrë specifike me sulmet hibride dhe me interferencat e forcave jo miqësore në vendet anëtare”, u shpreh deputeti.

Mazniku pranoi se për disa mund të duket si “film me 007”, por insistoi se ka prova të mjaftueshme shkencore.

“Jemi duke kaluar nga një diskutim i cili duket si film me 007 dhe e kuptoj që një pjesë e njerëzve kanë mendime që kjo është një teori konspirative, por ka prova të mjaftueshme shkencore që tregojnë që një pjesë e madhe e mënyrës se si është shtyrë mesazhi i protestës – e cila padyshim mund të ketë elementë që kanë të bëjnë me një realitet të ndodhur – është shtyrë nga axhenda të grupeve që merren me këtë punë në rrjetet sociale, afër Rusisë dhe afër Iranit”, tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.