Ekonomia

Mbahet në Tiranë Konferenca Kombëtare “Menaxhimi i Sezonalitetit të Turizmit Shqipëtarë”

Me rastin e 10-vjetorit të krijimit, Unioni i Operatorëve Turistikë Shqiptarë, organizoi sot Konferencën kombëtare  “Menaxhimi i sezonalitetit të turizmit shqiptar”, me qëllim nxjerrjen në pah të përparësive që ka turizmi shqiptar, përvojat përgjithësuese të eksperiencave gjithëvjetore që ofrojnë turizmi rafting, ai i bicikletave, turizmi i gjelbër me ecjet malore në Alpet Shqiptare e zona të tjera kodrinore-malore, turizmi i dëborës dhe rëndësia që merr zgjerimi i sezonalitetit në turizmin e rërës dhe detit në plazhet e Vlorës, Rivierës, Sarandës, Durrësit.

Gjithashtu në konferencë u diskutua zhvillimi i agroturizmit, turizmit rural, cmimet konkuruese të shërbimeve hotelerike, gershetimin dhe afersine e plazheve shqiptare me qendrat e rendesishme historike e arkeologjike, cilesine e ushqimeve bio në restorantet shqiptare, mikpritjen tradicionale shqiptare etj.

Organizatoret e kesaj konference, jane Unioni i Operatorve Turistike Shqiptare (UOTSH), organizata kryesore turizmi (6).Foto Aturistike shqiptare dhe Biznes Albania. Bashkorganizator jane Agjensia Kombetare e Turizmit (AKT),  Keshilli i Agroturizmit Shqipetar ( KASH).Konferenca Kombetare organizohet nen kujdesin e Ministrit  Arben Ahmetaj.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë, nga të gjitha agjensitë turistike shqiptare, anëtare të UOTSH, si dhe të ftuar nga donatorët ndërkombëtarë, që kanë projekte e ndikim direkt me fushën e turizmit,  nga Ministritë dhe Institucionet e tjera qendrore shqiptare, nga ambasadat e organizatat e tjera të akredituara në Tiranë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button