☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 05 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,391 ▲ +0% ETH $2,058 ▼ -0.02% XRP $1.3013 ▼ -0.94% SOL $79.7700 ▼ -1.88%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
05 Apr 2026
Breaking
Bota

Mbërrin dërgesa e parë e gazit amerikan në Portugali, thyhet dominimi rus

Dërgesa e parë e gazit të lëngshëm natyror nga Shtetet e Bashkuara mbërriti në Portugali, një zhvillim ky që mund të pengojnë dominimin e Rusisë në tregun europian të gazit e të ulë çmimet për konsumatorët.

Çisterna amerikane “Creole Spirit” mbërriti të mërkurën në portin e Sines, në Portugali, me një ngarkesë nga kompania “Cheniere Energy” me bazë në Hjuston të Teksasit.

Shtetet e Bashkuara janë prodhuesi më i madh në botë i gazit natyror dhe zgjerimin e eksportit në tregjet jashtë vendit e nisën në fillim të këtij viti.

Kjo është ngarkesa e parë që mbërrin në kontinentin e vjetër, por prodhuesit amerikanë kanë dërguar tashmë gaz në Argjentinë, Brazil dhe Indi.

Nga përllogaritjet e “Deutsche Bank”, brenda 10 vjetësh Amerika mund të kthehet në furnizuesin kryesor të Europës me gaz natyror.

Konflikti në Ukrainë dhe sanksionet ndaj Rusisë kanë mbyllur kanalet e zakonshme me të cilat Europa merrte një të tretën e gazit që i nevojitej, duke e lënë tregun e hapur për eksportuesit amerikanë.

Moska e furnizon kontinentin e vjetër me afro 40% të energjisë, ndërsa gazsjellësit e saj kryesorë kalojnë në Ukrainë, transmeton Tch.

Falë kthesës së madhe në teknologjinë e thyerjes hidraulike dhe “revolucionit të gazit argjilor”, Amerika arriti të kthehej vitet e fundit në prodhuesin më të madh të gazit natyror në botë, por meqenëse nuk ka gazsjellës nëpër Atlantik, me qëllim që ai të eksportohet në Europë, asaj i duhet ta konvertojë gazin e vet në gjendje të lëngët dhe ta transportoje me anije çisternë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.