☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.59 ▼4.07%
ARI 4,571 ▲3.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,794 ▲ +0.25% ETH $2,161 ▲ +0.82% XRP $1.4131 ▲ +0.06% SOL $91.6600 ▲ +1.18%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.59 ▼4.07 % ARI 4,571 ▲3.84 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.59 ▼4.07 % ARI 4,571 ▲3.84 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbërrin në portin e Durrësit kroçera “Seven Seas Explorer” me 746 turistë

Sot në orën 07.30 në kalatën 5 të portit të Durrrësit u ankorua kroçera “Seven Seas Explorer” me 746 turistë në bord.

Sipas të dhënave të agjencisë “Intermed Shiping”, ata vijnë nga 21 vende të ndryshme të globit. 469 prej tyre janë shtetas nga SHBA, ndërsa 144 vijnë nga Britania e Madhe. Pjesa tjetër nga 1 – 36 turistë vijnë nga Australia, Belgjika, Brazili, Kanadaja, Republika Domenikane, Franca, Gjermania, Hong Kongu, Hungaria, Irlanda, Malajzia, Meksika, Hollanda, Zelanda e Re, Portugalia, Singapori, Suedia, Zvicra dhe  Venezuela.

Autoriteti Portual Durrës ka marrë të gjitha masat për ankorimin e anijes dhe për mikpritjen e turistëve. Të ndarë në grupe ata pritet të vijojnë udhëtimin me autobuza drejt qyteteve të Beratit dhe Tiranës, ndërsa pjesa tjetër do të vizitojnë qendrat historike dhe arkeologjike të qytetit të Durrësit.

Kroçera “Seven Seas Explorer” po kryen një lundrim turistik në detet Adriatik dhe Jon.

Ajo është nisur të hënën nga porti i Civittavechias (Itali) për të vijuar më pas në Amalfi, Catania, Durrës, Kotorr, Split, Ravenna, Koper, Trieste dhe Venecia.

Kroçera “Seven Seas Explorer” ka gjatësi 224 metra dhe gjerësi 31 metra.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.