⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 96.12 ▲0.03%
ARI 4,054 ▲2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,500 ▲ +1.92% ETH $2,323 ▲ +2.48% XRP $1.2832 ▲ +2.16% SOL $93.1500 ▲ +0.89%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 96.12 ▲0.03 % ARI 4,054 ▲2.88 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mbetet e paqartë traseja nëpër të cilën do të kalojë autostrada Trebenishtë- Qafë Thanë

Autostrada Trebenishtë–Qafë Thanë do të ndërtohet, por se nëpër cilën trase do të kalojë do të përcaktohet më tej.

Autoritetet thonë se po kërkojnë zgjidhje alternative për Strugën, pas vërejtjeve të UNESCO-s për shkak të lokalitetit arkeologjik. Sipas Ministrisë së Transportit ndërtimi i autostradës nuk vihet në pikëpyetje.

“Sa i përket trasesë për lidhjen me autostradë, ajo do të përcaktohet sipas parametrave më optimalë, duke përfshirë edhe vërejtjet e UNESCO-s dhe një koordinim të fuqishëm të ndërsjellë, me qëllim respektimin e rekomandimeve. Gjatë vizitës së fundit të përfaqësuesve të lartë të UNESCO-s në Maqedoni, u diskutua për këtë projekt, si dhe për lidhjen e ardhshme hekurudhore me Shqipërinë“, thonë nga Ministria e Transportit.

Ndërkohë qytetarët e anketuar thonë se zgjidhja më e mirë do të ishte që autostrada të ndërtohet drejtpërdrejt nga Trebenishti deri në Qafë Thanë, pasi më herët ka ekzistuar një rrugë e vjetër dhe ndërtimi i do të ishte më i lehtë.

“Po flitet për një alternativë, për një zgjidhje të dytë, dhe për mua kjo është çmenduri. Zgjidhja më e mirë është ajo natyrore, ka hapësirë, ndërsa institucionet janë aty që të rregullojnë çështjet me gërmimet arkeologjike. Le t’ua paraqesin qytetarëve të Strugës se cila është ajo alternativë, cila është ajo zgjidhje e dytë“, tha qytetari.

Një pjesë e qytetarëve nuk besojnë se kjo autostradë do të ndërtohet ndonjëherë.

Njëra nga zgjidhjet alternative, të cilën më herët e kishte paralajmëruar ministri i Transportit është kjo trase që do të lidhet me autostradën Kërçovë-Ohër, në vend që përmes Trebenishtit të kalojë nga Podmolje, përmes Strugës deri në Qafë Thanë./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.