Mbi 100 sportistë pjesëmarrës në turneun kombëtar për personat me aftësi të kufizuara intelektuale
Mbi 100 sportistë nga qytete të ndryshme të vendit morën pjesë në Turneun Kombëtar të Atletikës dhe Ping-Pongut për personat me aftësi të kufizuara intelektuale, një aktivitet që synon promovimin e sportit gjithëpërfshirës dhe barazisë në shoqëri.
Turneu u zhvillua në një atmosferë bashkëpunimi dhe respekti, ku pjesëmarrësit garuan duke dëshmuar rëndësinë e përfshirjes dhe fuqinë që sporti ka në tejkalimin e kufijve socialë dhe fizikë.
Aktiviteti u organizua nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sporteve dhe Bashkisë Tiranë.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm presidenti i KOKSH, Fidel Ylli, sekretari i Përgjithshëm i KOKSH, Gerti Shima, drejtori i Drejtorisë së Sportit në Bashkinë e Tiranës dhe këshilltar i Bordit, Roland Hysi, drejtoresha Kombëtare e Special Olympics Albania, Sara Bala, Presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Izmir Smajlaj, presidenti i Federatës së Ping Pongut, Krenar Dila, si edhe shumë të ftuar të tjerë, të cilët vlerësuan rëndësinë e nismave të tilla për zhvillimin e sportit dhe rritjen e ndërgjegjësimit publik.
Turneu u zhvillua në kuadër të 2 prillit Ditës Ndërkombëtare për Ndërgjegjësimin për Autizmin, 6 prillit Ditës Ndërkombëtare të Sportit për Zhvillim dhe Paqe, si dhe Muajit të Ndërgjegjësimit për Autizmin.
Organizatorët e konsideruan këtë aktivitet si një hap të rëndësishëm në përgatitjen e sportistëve për aktivitetet ndërkombëtare, përfshirë Lojërat Olimpike Speciale Botërore 2027, si dhe si një mundësi për të promovuar historitë frymëzuese të sportistëve pjesëmarrës.
/gj.m/j.p/























Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.