☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 11 August 2026
S&P 500 7,753 ▼0.06%
DOW 53,976 ▼0.11%
NASDAQ 26,605 ▼0.32%
NAFTA 82.35 ▲0.27%
ARI 4,438 ▲0.42%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $64,029 ▼ -1.82% ETH $1,874 ▼ -2.68% XRP $1.0111 ▼ -2.4% SOL $76.0100 ▼ -1.21%
S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.35 ▲0.27 % ARI 4,438 ▲0.42 % S&P 500 7,753 ▼0.06 % DOW 53,976 ▼0.11 % NASDAQ 26,605 ▼0.32 % NAFTA 82.35 ▲0.27 % ARI 4,438 ▲0.42 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Kosova

Mbi 2 milionë euro veç për postën dhe votimin jashtë vendit – tenderët njëburimorë të KQZ-së mbi vlerën e parashikuar

Afër tre milionë euro, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka shpenzuar me procedurë të negociuar, apo siç njihet njëburimore. Megjithëse numri i tenderëve të dhënë si të tillë është i madh, njohës të prokurimit vlerësojnë që KQZ nuk e ka shkelur ligjin për Prokurim Publik, por që vlera e parashikuar për disa prej tyre, është tejkaluar.

Për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka në dispozicion 10 milionë e 800 mijë euro.

Por, këto mjete financiare, KQZ është duke u shpenzuar kryesisht përmes tenderëve njëburimorë.

Që nga koha kur u caktua data 7 qershor, institucioni i në fjalë ka dhënë 14 tenderë me procedurë të negociuar, me një vlerë totale që i afrohet tre milionëshit.

Megjithatë, pjesa më e madhe e këtyre të hollave, u shpenzua në veç një procedurë të vetme.

Mbi 2 milionë euro, KQZ-së i kushtoi veç tenderi për shërbimet postare dhe votimin jashtë vendit.

Goxha shumë kushtoi edhe vet shtypja e fletëvotimeve, madje duke e tejkaluar shumën e parashikuar, gjithsej afro 350 mijë euro.

Ndërsa 12 të tjerët sillen me vlera nga tetë mijë deri në 100 mijë euro.

Megjithëse janë dhënë shumë tenderë njëburimorë, sipas njohësve, KQZ nuk e ka bërë shkeljen e Ligjit për Prokurim Publik.

“Neni 35 e parasheh që procedura të përdoret në raste emergjente. Andaj, afati i zgjedhjeve që është afër, mund të konsiderohet si i tillë, prandaj ka një arsyetim të bazuar”, ka thënë Ardit Dragusha, Hulumtues i Prokurimit Publik në D+.

Megjithatë, shqetësues, konsiderohet fakti që në të paktën disa procedura, KQZ është detyruar që t’i japë kontratat mbi vlerën e parashikuar, duke tërhequr mjete nga projekte të tjera.

“Janë disa raste ku KQZ e ka tejkaluar vlerën e parashikuar, madje me më shumë se 50 mijë euro, për t’i përmbushur kërkesat e operatorëve ekonomik. Kjo gjë rrezikon potencialisht realizimin e disa projekteve me rëndësi”, ka thënë Ardit Dragusha, Hulumtues i Prokurimit Publik në D+.

Dhënien e tenderit me procedurë të negociuar për shtypjen e fletëvotimeve, i cili ishte sfidë e madhe për KQZ-në, vet kryetari Kreshnik Radoniqi e kishte arsyetuar me afatin e shkurtër kohorë./Tv Dukagjini/

– YouTube youtu.be

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.