⛅
Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,586 ▲0.59%
DOW 51,870 ▼0.22%
NASDAQ 25,425 ▲1.04%
NAFTA 96.10 ▼0.37%
ARI 3,943 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,670 ▲ +0.83% ETH $2,296 ▲ +1.89% XRP $1.2821 ▲ +3.43% SOL $93.5200 ▲ +1.5%
S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 % S&P 500 7,586 ▲0.59 % DOW 51,870 ▼0.22 % NASDAQ 25,425 ▲1.04 % NAFTA 96.10 ▼0.37 % ARI 3,943 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Mbi 45% e buxhetit për partitë shkon te OBRM-PDUKM, LSDM dhe BDI

OBRM-PDUKM në pushtet këtë vit mblodhi një rekord prej 2.5 milionë eurosh nga fondet buxhetore të destinuara për financim të rregullt të partive politike. LSDM-ja opozitare ra në një milion euro, ndërsa BDI, me 472 mijë euro, mbajti vendin e tretë sipas shumës së fondeve të marra nga buxheti i shtetit në vitin 2026, shkruan “Prizma” në analizën e saj të fundit.

Analiza e dokumentit mbi pagesat e këtij viti, të cilën “BIRN” e mori nga Ministria e Drejtësisë, tregon se tre partitë e para së bashku thithën 45 përqind të buxhetit total për financimin e partive. Nëse kësaj i shtojmë pagesat për “Të Majtën” dhe ZNAM-in, më shumë se gjysma e shumës totale këtë vit shkoi për këto pesë parti.

Pesë të dytat në këtë listë u përkasin partive nga blloku politik shqiptar Lëvizjes BESA, Lëvizjes Demokratike, Alternativës dhe Aleancës për Shqiptarët, të cilat mblodhën midis 220 dhe 245 mijë euro. E fundit në pesë të dytat është Partia Demokratike e Turqve, me pak mbi 180 mijë euro.

Sistemi në Maqedoni është i tillë që puna e partive politike financohet nga buxheti i shtetit, dhe shuma e fondeve që merr një parti varet nga rezultatet e zgjedhjeve të saj. Këtë vit, për këtë qëllim u ndanë pothuajse 9 milionë euro, ose 0.15 përqind e të ardhurave totale burimore të buxhetit./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.