☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 91.30 ▼7.05%
ARI 4,397 ▼3.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,074 ▲ +2.61% ETH $2,140 ▲ +3.32% XRP $1.4097 ▲ +1.28% SOL $88.8600 ▲ +2.16%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 91.30 ▼7.05 % ARI 4,397 ▼3.89 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Politika

Mbledhjet e partive me ambasadorët, shtyhen takimet

Shtyhen mbledhjet e grupeve parlamentare me ambsadorët e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

Mbledhja e pare ishte parashikuar të premten me Partinë Demokratike, por deri tani askush nuk konfirmon arsyet e shtyrjes së këtyre takimeve.

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Parlament, se në grupin socialist ata janë të mirëpritur, por ne nuk kemi asgjë për të ditkuar me ta pasi ne nuk jemi bllokues të reformës në drejtësi.

“Ardhja e ambasadorëve nuk e di nëse ka ndodhur në vendet e tjera, po nëse ndodh në këtë vend, ndodh vetëm për takimin me grupin tuaj. Se nëse ndodh me ne dhe LSI janë të mirëseardhur, sepse koalicioni ynë PS-LSI janë shprehur shumë qartë, dhe kanë qënë të gatshëm ta votojnë paketën e ndryshimeve kushtetuese dje. Ambasadorët do t’i bien si unazë Parlamentit që të takohen me ju. Sepse ju nuk keni qënë të gatshëm ta votoni reformën”, tha Rama.

Por Ben Blushi e cilësoi pjesëmarrjen e ambasadorëve në këto mbledhje si turpin e politikës shqiptare, e cila sipas tij bashkë me Parlamentin ka humbur edhe legjitimitetin.

“Ambasadorët e SHBA dhe BE kanë vendosur të mbledhin grupet tona parlamentare, pra po mbledhin një seancë jashtë Kuvendit. Në këtë mënyrë Shqipëria po bëhet qesharake dhe ky Parlament ka humbur sovranitetin. Angazhimi i ambasadorëve tregon se ndërkombëtarët nuk na kanë lënë vetëm, por e gjitha kjo do të ketë një çmim. Çmimi është tallja me ne, përçmimi i këtij Parlamenti, kësaj klase politike dhe në fund shfarrosja si specie e kësaj klase politike. Jemi shumë afër shfarrosjes, proces që shqiptarët për 25 vjet nuk e bënë dot me votë dhe Shqipëria ndoshta do të jetë më mirë kur ne të ikim”, tha Blushi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.