🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 95.87 ▼15.12%
ARI 4,844 ▲3.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $71,900 ▲ +4.5% ETH $2,241 ▲ +6.41% XRP $1.3799 ▲ +4.48% SOL $85.6900 ▲ +7.13%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.87 ▼15.12 % ARI 4,844 ▲3.39 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 95.87 ▼15.12 % ARI 4,844 ▲3.39 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
08 Apr 2026
Breaking
Libri

Mbrëmja poetike “In Memoriam” nga “Albanian PEN Center”

mbremja-1-262x350Qëndra “PEN” (Poetistët Eseistët dhe Novelistët)  e Shqipërisë, në bashkëpunim me Aleancën për Zhvillim të Rinisë ( ARZH), organizuan dje në Sallën Tefta Tashko të Ministrisë së Kulturës, aktivitetin e përbashkët të quajtur “Mbrëmje poetike”’, me pjesëmarrjen e poetëve Flutura Açka, Entela Kasi, Preng Maca, Sadik Bejko, Virion Graçi, Kozeta Zavalani, Ndue Gjika, Novruz Sheu dhe Denis Zejati.

Aktiviteti i përbashkët erdhi në kuadër të mbështetjes që “PEN” Qëndra e Shqipërisë ka në programin e saj për promovimin dhe bashkëpunimin me organizata joqeveritare që veprojnë në fushën e edukimit, në arsimin parauniversitar dhe universitar.

ARZH, organizatë e cila në fokusin e saj ka zhvillimin e rinisë në fusha të ndryshme dhe qasjen ndaj kulturës, me këtë rast shënoi edhe aktivitetin e parë prezantues.

Në këtë aktivitet nën kujdesin e PEN Albania, një vëmendje e veçantë iu kushtua veprës dhe jetës së Musine Kokalarit dhe Izet Shehut, titulluar “In Memoriam”, ku u lexuan poezi të dy autorëve tashmë të njohur për veprimtarinë e tyre në çështjet e të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes në periudhën e diktaturës, për të cilën edhe u ndëshkuan politikisht. Studiuesi dhe shkrimtari Novruz Shehu, bëri edhe një përmbledhje të biografisë së Musine Kokalarit.

Presidentja e Qëndrës PEN të Shqipërisë, Entela Kasi, edhe një herë shpalosi programin dhe veprimtarinë e Qëndrës PEN në Shqipëri, qëndër e “PEN International në Tiranë”, ku theksoi se në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare si “Amnesti International” dhe “Freedoom of Expression”, autoritete të letërsisë dhe intelektualë me reputacion në arenën ndërkombëtare do t’i drejtojnë institucioneve të shtetit shqiptar, organizatave të shoqërisë civile në Tiranë, peticionin e dakordësuar dhe firmosur nga intelektualët më në zë të botës së qytetëruar, ku kërkohet hapja dhe rishikimi i dosjeve i të gjithë atyre personave të cilët kanë kryer shërbime në Sigurimin e Shtetit në diktaturë dhe kanë kryer veprimtari kundër intelektualëve dhe qytetarëve shqiptarë në periudhën e Izolimit.

Në këtë peticion, theksohet se persona të tillë që kanë dëmtuar jetën e personave të tjerë, nuk mund të jenë më pjesë e institucioneve, sidomos në fushën e edukimit dhe kulturës. Kasi, është njëkohësisht anëtare e bordit ndërkombëtar për promovimin e figurave në P.E.N. International me zyra në Londër. Ajo është emëruar Ambasadore për Paqe nga Federata Botërore për Paqe Universale në vitin 2013.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.