☁️
Tiranë 20°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 92.29 ▲1.11%
ARI 4,828 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,226 ▼ -0.13% ETH $2,338 ▼ -1.47% XRP $1.3644 ▼ -0.38% SOL $83.6400 ▼ -2.54%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.29 ▲1.11 % ARI 4,828 ▼0.47 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 92.29 ▲1.11 % ARI 4,828 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

“Mbrëmja shqiptare në Parmë”, prezantohet edhe guida e re turistike

Shqiperia-ne-Palermo-483x350Sot në mbrëmje, në orën 21:15, kultura, turizmi, dhe traditat shqiptare do të prezantohen përpara qytetarëve të Parmës, në ambjentet e Biblotekës së qytetit (Biblioteca Civica della città), me rastin e një mbrëmje speciale të quajtur “Mbrëmja Shqiptare”(Serata Albanese), ku në të cilën do të çelet ekspozita e quajtur “IN VIAGGIO CON LA MACCHINA FOTOGRAFICA” (në udhëtim me aparatin fotografik) nga artistja e njohur që jeton e punon në qytetin e Parmës Linda Vukaj, fituesja e shumë çmimeve të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, e cila nëpërmjet ekspozitës së sajë, do të prezantojë një përmbajtje mjaft të gjërë kulturore të vëndin tonë.

Në evenimentin e realizuar pas propozimit të bërë nga shoqata Skënderbeu (Associazione Scanderbeg) me rastin e përvejtorit të sajëtë tetë, dhe organizuar një bashkëpunimi midis qëndrës “Parma Fotografica” , Qëndrës Kulturore Shqiptare, si dhe Biblotekës së qytetit të Parmës, do të prezantohet për herë të parë në Emilia-Romagna edhe guida e re turistike e quajtur “Tirana e Albania” e dedikuar ”Vëndit të Shqiponjave”, i cili gjithnjë e më shumë po evidentohet si “Destinacioni i preferuar nga udhëtuesit e botës”.

Prezantimin e udhërrëfyesit më të ri të vëndit tonë, do ta bëjnë pikërisht autorët e sajë, Benko Gjata dhe Francesco Vietti, të cilët gjatë fjalës së tyre, pra orientimit të të pranishmit drejt zbulimeve turistike shqiptare, do të shoqërohen në sfond dhe gjatë intervaleve nga violonisti i ri shqiptar Filippo Jakova, i cili do të intepretojë live gjatë mbrëmjes disa pjesë të zgjedhura.

Edhe grupi i famshëm i baletit “Scanderbeg Danza” do të performojë gjatë aktivtetit, aktivitet ky i cili është cilësuar si një “Aktiviteti Model i shoqatave shqiptare në Itali”.

Nuk do të mungojnë gjithashtu edhe ushqimet apo gatimet tipike shqiptare që do të shërbehen për të pranishmit, të cilat do të prezantojnë gjithashtu edhe kulturën e guzhinës sonë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.