Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,444 ▲0.69%
NASDAQ 21,913 ▲0.7%
NAFTA 91.18 ▼1.27%
ARI 4,532 ▲2.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,944 ▲ +1.92% ETH $2,171 ▲ +2.21% XRP $1.4150 ▲ +1.55% SOL $91.8300 ▲ +3.13%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,444 ▲0.69 % NASDAQ 21,913 ▲0.7 % NAFTA 91.18 ▼1.27 % ARI 4,532 ▲2.94 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,444 ▲0.69 % NASDAQ 21,913 ▲0.7 % NAFTA 91.18 ▼1.27 % ARI 4,532 ▲2.94 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Europa

Mbreti Frederik X i ngarkon kryeministres Frederiksen udhëheqjen e negociatave për një qeveri të re

Mbreti Frederik X i ngarkoi Mette Frederiksen udhëheqjen e negociatave me të gjitha partitë për të formuar një qeveri të re, njoftoi oborri mbretëror në një deklaratë.

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen paraqiti sot dorëheqjen e qeverisë duke hapur rrugën për formimin e një qeverie të re që ajo shpreson ta udhëheqë pas zgjedhjeve.

”Frederiksen ia ofroi dorëheqjen mbretit Frederik X”, tha Shtëpia Mbretërore në një deklaratë, në një hap formal një ditë pasi social-demokratët e saj dolën si partia më e fortë në zgjedhjet e përgjithshme të Danimarkës.

Megjithatë, me rreth 22% të votave, rezultati i tyre ishte historikisht i dobët pas 27,6% në vitin 2022.

Ndërsa partia e Frederiksen mbetet forca më e madhe pas votimit, është e paqartë nëse ajo do të marrë një mandat për të formuar një qeveri të re.

Koalicioni i mëparshëm tripartiak i qendrës së majtë është larg sigurimit të shumicës në parlament.

Frederiksen pranoi se qeveria nuk kishte qenë kurrë populiste.

Shumë danezë ende nuk e kanë falur atë për heqjen e një feste zyrtare për të financuar riarmatimin ushtarak.

Votuesit gjithashtu ndëshkuan partnerin e saj të koalicionit liberal të krahut të djathtë, partinë e ministrit të Mbrojtjes Troels Lund Poulsen, e cila regjistroi rezultatin më të keq në historinë e saj, me 10,1%.

Megjithatë, me Uashingtonin që kërkon pushtet në Groenlandë, Frederiksen e bëri të qartë se në këto kohë të pasigurta, Danimarka përsëri ka nevojë për një qeveri të qëndrueshme.

“Bota jonë po ndryshon me një ritëm dhe me një forcë që nuk e kemi parë kurrë në jetën tonë”, i tha ajo transmetuesit DR.

Ajo po kërkon të formojë një koalicion tjetër të gjerë, mundësisht me partitë e krahut të majtë dhe partnerin e saj të dytë të koalicionit, Partinë e Moderuar të qendrës së Lars Lokke Rasmussen.

Megjithatë, partitë konservatore të qendrës së djathtë po garojnë gjithashtu për vendet e tyre./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.