roze

Mbush 58 vjeç, dhe ndihet krenare

Melanie Griffith është 58 vjeç dhe ndihet krenare për këtë! Disa VIP-a e dinë që rrjetet sociale janë një vend i pamëshirshëm ndaj kritikave, atyre që nuk i duan etj.

Melanie ka postuar një selfie në Instagram të shoqëruar me një postim të sinqertë.

“Ja ku jam. Pa filtër. Jam 58. Jam në Hawaii Five O duke luajtur rolin e mamit të Scott Caan. Vazhdoni…thoni disa gjëra më me kuptim. Gëzuar Krishtlindjet!”, shkruan aktorja.

Postimi i saj frymëzoi fansat për të tregur mbështetjen për të. “Atë që nuk të duan do vazhdojnë me këtë gjë”, shkruan një ndjekës i saj. “Shumë e bukur. Shpresoj të dukem kështu si ty kur të jem 58 vjeçe”, shkruan një tjetër fanse e saj.

Fatmirësisht, komentet nuk i prishën humorin yllit të Hollivudit për tu kënaqur në një festë pushimet me disa njerëz të njohur. Në fundjavë ajo është fotografuar me miqtë e saj të ngushtë, Anjelica Huston, Bette Midler, Alana Stewart dhe Margie Perenchio.

Pas divorcit të saj këtë vit nga Antonio Banderas, ku i dhanë fund martesës 19-vjeçare, ajo ka realizuar një sërë projektesh për 2016.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button